Flash

Putin krahëson veten me Pjetrin e Madh, por historia Carit të famshëm tremb fqinjët

Lapsi.al 11 June 2022
Putin krahëson veten me Pjetrin e Madh, por historia Carit të

Admirimi i Vladimir Putinit për Pjetrin e Madh është i njohur, por tashmë duket se kemi edhe një ide për “madhësinë” e këtij admirimi.

Ai e ka krahasuar hapur veten me carin rus, duke e barazuar sot pushtimin rus të Ukrainës me luftërat ekspansioniste të Pjetrit rreth 3 shekuj më parë dhe duke bërë pranimin e tij më të fortë se “lufta e tij është një rrëmbim toke”.

Ambiciet e dukshme të Putinit për ndërtimin e një perandorie janë të dëmshme për Ukrainën, por kanë acaruar fqinjët e tjerë, përfshirë Estoninë, e cila i quajti komentet e tij "plotësisht të papranueshme".

Presidenti rus po takonte disa shkencëtarë dhe sipërmarrës të rinj kur bëri komentet. Para se të fliste për zhvillimin e teknologjisë ai foli për politikën dhe pushtetin: betejën e re që ai sheh për dominimin gjeopolitik. Në këtë pikë, ai i tha audiencës së tij të zgjedhur se “Pjetri i Madh ishte një model”.

"Ju mund të mendoni se ai po luftonte me Suedinë, duke rrëmbyer tokat e tyre," - tha Putin, duke iu referuar Luftërave Veriore që Pjetri nisi në nisje të shekullit të 18-të kur ai farkëtoi një Perandori të re Ruse.

"Por ai nuk kapi asgjë; ai e rikuperoi!" - tha Putin, duke argumentuar se sllavët kishin jetuar në këtë zonë me shekuj.

“Duket se na duhet edhe neve që të rikuperojmë dhe forcojmë”, - përfundoi Putin, me një buzëqeshje gati-gati që nuk linte asnjë dyshim se ai i referohej Ukrainës dhe qëllimeve të tij atje.

Sundimi i Pjetrit, sugjeroi ai, ishte provë se zgjerimi i Rusisë e kishte forcuar atë.

Kohët e fundit, Putin ka marrë përsipër të përmendë shpesh të kaluarën e Rusisë, gjithmonë të kuruar me kujdes për t'iu përshtatur kauzës së tij të sotme. Disa muaj përpara se të sulmonte Ukrainën, ai prodhoi një ese gjigante në të cilën ai në thelb argumentoi të drejtën historike të vendit për të ekzistuar.

Kur Rusia pushtoi fqinjin e saj më 24 shkurt, Putin pretendoi në mënyrë të rreme se ishte një "operacion special" i kufizuar në rajonin lindor të Donbasit për të "denazifikuar" Ukrainën dhe për të zvogëluar kërcënimin e supozuar ndaj Rusisë.

Por edhe teksa ai po thoshte ato fjalë, trupat e tij po lëviznin drejt Kievit dhe po bombardonin edhe më në perëndim. Më shumë se 100 ditë më vonë, një e pesta e territorit ukrainas është nën kontrollin ushtarak rus, me administrata marioneta që flasin për referendume dhe për bashkimin me Rusinë.

Dhe tani Putin ndihet mjaft i guximshëm për të pranuar se "operacioni" i tij është në fakt një okupim.

Ai gjithashtu duket se beson se Perëndimi do të pranojë përfundimisht realitetin që trupat e tij po luftojnë për të marrë terrene.

Në atë kohë, "asnjë vend evropian" nuk e njohu pretendimin e Rusisë për tokën ku Pjetri krijoi Shën Petersburg si kryeqytetin e ri të guximshëm të Rusisë, - tha Putin. Tani e bëjnë të gjithë.

Komentet e tij kanë tronditur gjithashtu vendet baltike. Ministria e Jashtme e Estonisë thirri ambasadorin rus për të dënuar referimin e tij për sulmin e Pjetrit të Madh ndaj Narvës që tani gjendet në Estoni.

Pjetri i Madh, ndonëse një autokrat i pamëshirshëm, ishte një admirues i madh i ideve, shkencës dhe kulturës perëndimore, duke ndërtuar të famshmin Shën Petersburg si një "dritare në Evropë" dhe duke udhëtuar në atë kontinent të etur për njohuri për të ndihmuar në tërheqjen e Rusisë drejt modernitetit.

Sundimi gjithnjë e më represiv i Putinit e mbylli ngadalë atë dritare në Perëndim; lufta kundër Ukrainës e ka mbyllur atë.

Ideja që lideri rus të udhëtojë në Holandë ose Greenëich në kërkim të ideve dhe frymëzimit, siç bënte Cari dikur, tani duket e pamundur.

Ndërsa Putin u jepte leksion sipërmarrësve të rinj për një car të shekullit të 18-të, pas tyre u shfaqën një sërë fjalësh: 'e ardhme', 'i sigurt', 'fitore'.

Rusia është e vendosur të projektojë një sfidë përballë dënimit dhe sanksioneve perëndimore dhe vetë Putini sigurisht u shfaq i qetë dhe jo i rrethuar.

Por ndoshta ka një mësim tjetër nga librat e historisë.

Pjetri i Madh pushtoi përfundimisht tokat nga Balltiku deri në Detin e Zi, por Rusia e bëri këtë luftë për 21 vjet. ©Marrë nga BBC përktheu LAPSI.al

Peter the Great - Wikipedia

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI