Flash

Mariupoli rrezikohet nga një shërthim masiv i kolerës

Lapsi.al 11 June 2022
Mariupoli rrezikohet nga një shërthim masiv i kolerës

Qyteti port i Ukrainës, Mariupoli, i shkatërruar nga bombardimet me javë të tëra dhe tani nën kontrollin rus, është në rrezik të një shpërthimi të madh kolere. Alarmin e dha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas OKB-së, pjesa më e madhe e infrastrukturës së qytetit është dëmtuar ose shkatërruar dhe uji është përzier me ujërat e zeza.

Kolera të prek duke ngrënë ushqim ose pirë ujë të kontaminuar dhe është e lidhur ngushtë me kanalizimet e ujërave të zeza.

Kufomat e pambledhura dhe mbeturinat kanë shtuar rrezkun e sëmundjeve infektive.

Ka pasur shpërthime të sëmundjes në Mariupol edhe më parë, dhe raste të izoluara janë raportuar gjatë muajit të kaluar.

Kryetari ukrainas i qytetit, Vadym Boychenko i tha BBC se "kolera, dizenteria dhe sëmundje të tjera infektive janë tashmë prezente në qytet" dhe se qyteti është mbyllur për të shmangur një shpërthim më të madh të kolerës.

Deklaratat nuk mund të verifikoheshin nga BBC, dhe kryebashkiaku i emëruar nga Rusia tha se po bëhen testime të rregullta dhe se nuk është regjistruar asnjë rast i kolerës.

Ministria e shëndetësisë e Ukrainës tha se ka akses të kufizuar në informacion nga Mariupol, por ka kryer testime në territorin e mbajtur nga Ukraina dhe nuk ka zbuluar asnjë rast. ©LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI