Flash

Ligji anti-mafia, SPAK kërkon konfiskimin e një apartamenti të ish-kreut të Kushtetueses

Lapsi.al 10 June 2022
Ligji anti-mafia, SPAK kërkon konfiskimin e një apartamenti të

SPAK kërkon konfiskimin e një apartamenti të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Apartamenti është në emër të vëllait të ish gjyqtarit të Kushtetueses.

Kërkesa e SPAK për konfiskimin e pasurisë bazohet në ligjin anti-mafia.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja po përballet me drejtësinë për akuzën e deklarimit të rremë ose fshehjes së pasurisë. Kjo pasi ai nuk justifikon me burime të ligjshme një apartament që ka në pronësi.

Gjykatësi i Posaçëm, Erjon Bani e pranoi kërkesën e SPAK dhe kaloi për gjykim në themeli dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë të drejtësisë.

Gjatë shpalljes së vendimit Bani argumentoi se për dy apartamente në pronësi të Dedjas dhe një garazh SPAK nuk ka siguruar prova kundër Dedjas.

Ndërsa për burimin e krijimit të një apartamenti ai duhet ti nënshtrohet gjykimit në themel. Hetimi për Bashkim Dedjas nisi pasi ai u shkarkua nga detyra në kuadër të procesit të vettingut.

Të këshilluara

Digjet shtëpia në Radhimë

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 7:30 është përfshirë nga flakët një banesa e shtetasit me iniciale K.C. Ngjarja e rëndë është shënuar në Radhimë. Si pasojë e zjar...

09:14

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI