Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Trafikimi i emigrantëve, arrestohet pronari i një hoteli dhe një 23-vjeçar

Lapsi.al 10 June 2022
Trafikimi i emigrantëve, arrestohet pronari i një hoteli dhe një

Trafiku i qenieve njerëzore po shndërrohet në një shqetësim të përhershëm për forcat e rendit, dhe jo vetëm në afërsi të pikave kufitare. Janë të shumtë emigrantët, kryesisht nga vende si Siria, Iraku dhe Afganistani, që tentojnë të kalojnë ilegalisht në vendin tonë,  që si shihet si një pikë transiti drejt vendeve të Bashkimit Europian. Edhe sot Policia ka ndërhyrë në dy operacione të ndryshme në afërsi të Tiranës, ku si pasojë janë arrestuar dy shtetas shqiptarë, një është në kërkim, ndërkohë që janë proceduar penalisht edhe 198 emigrantë.

Në operacionin  e parë, i quajtur “Camouflage 9” është arrestuar pronari i një hoteli që ndodhet në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, 60-vjeçari Sabah Jemishta. Sipas forcave të rendit, Jemishta, në bashkëpunim me menaxherin e hotelit, i cili  u procedua në gjendje të lirë, strehonte kundrejt shpërblimit monetar emigrantët në ambientet e hotelit të tij, dhe më pas  siguronte transportin e tyre për në pikat e kalimit kufitar me Malin e Zi. Pronari i hotelit akuzohet tashmë për “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në një operacion tjetër, që ende nuk dihet nëse është i lidhur me të parin, 23-vjeçari me precedentë Alfred Thepi, është akuzuar  jo vetëm për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, por edhe për kundërshtim të forcave të policisë, pasi nuk iu bind urdhrit të tyre për të ndaluar në rrugën dytësore Vorë-Fushë Krujë. Thepi madje ka tentuar të largohet me shpejtësi, duke shkaktuar kaos në trafik pasi përplasi një automjet të parkuar dhe një në lëvizje, ndërkohë që në bord kishte 4 emigrantë që nga Saranda po i transportonte në Shkodër.

Të këshilluara

Digjet shtëpia në Radhimë

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 7:30 është përfshirë nga flakët një banesa e shtetasit me iniciale K.C. Ngjarja e rëndë është shënuar në Radhimë. Si pasojë e zjar...

09:14

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI