Flash

Fier/ Transportonin 11 emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohen 3 persona

Lapsi.al 10 June 2022
Fier/ Transportonin 11 emigrantë të paligjshëm kundrejt parave,

Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale së dhënies ndihmë drejt shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve. Blutë njoftojnë se janë arrestuar në flagrancë 3 persona që transportonin 11 emigrantë të paligjshëm. Këta shtetas janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur "Rotondo e Savrës", duke transportuar emigrantët me automjetet tip "BMW" dhe "Audi".

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Fier, Komisariatin e Policisë Fier dhe Komisariatin e Policisë Lushnjë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor "Poçemi 2". Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. D., 36 vjeç, banues në Tiranë, R. J., 33 vjeç, banues në Tiranë dhe A.B., 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", e kryer në bashkëpunim.” – njofton policia.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 automjetet dhe 4 aparate celulare.

Të këshilluara

Digjet shtëpia në Radhimë

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 7:30 është përfshirë nga flakët një banesa e shtetasit me iniciale K.C. Ngjarja e rëndë është shënuar në Radhimë. Si pasojë e zjar...

09:14

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI