Flash

Flet Meta/ A do ketë një tjetër shtrëngim duarsh me Ramën

Lapsi.al 9 June 2022
Flet Meta/ A do ketë një tjetër shtrëngim duarsh me

Presidenti Ilir Meta përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi me kryeministrin Edi Rama pas 25 korrikut. Meta u shpreh në "Open" në News 24 se Rama ka zgjedhur rrugën e cenimit të interesave kombëtarë ndërsa me ironi shtoi se ai nuk ka asnjë lidhje me të majtën.

“Rama është autori kryesor i dëmtimit të shtetit përmes goditjeve që i janë dhënë institucionit të presidentit. Ka synuar të jemi të dytët në botë për korrupsion.

Na ka ngelur edhe pak që të dalim të parët. Unë mendoj se Rama është vetë i përjashtuar në këtë proces sepse ka zgjedhur edhe rrugën e cenimit të interesave kombëtarë. Nuk e kuptoj se çfarë lidhje ka e majta me zotit Rama.

Kemi vënë re që qëndrimi përsa i takon pandemisë dhe shtresave më të varfëra të vendit dhe problemeve sociale është një qëndrim jo vetëm i mjeruar por edhe fyes dhe përjashtues. Kujdesi është vetëm për kryerjen e kontratave konsescionare”, - deklaroi Meta.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI