Flash

Lulzim Basha mban ende faqen zyrtare të PD-së

Lapsi.al 9 June 2022
Lulzim Basha mban ende faqen zyrtare të PD-së

Mbrëmjen e 21 marsit të këtij viti, Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike pas gati 9 vitesh në krye të saj. Shkak u bë humbja dramatike e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashki të vendit, por më tepër një vendim i gjykatës së Tiranës që ia njohu Komisionit të Rithemelimit Kuvendin e organizuar në dhjetor të një viti më parë në stadiumin Air Albania.

Pas kësaj, Komisioni i Rithemelimit mori selinë e Partisë Demokratike. U hoqën dyer e hekurit, fasada u rilye dhe u ndryshuan simbolet. Komisioni i Rithemelimit mori edhe grupin e njoftimeve në ëhatsapp për gazetarët duke nxjerrë jashtë tij edhe ata që kishin mbështetur ish-kryetarin Basha.

Por ky i fundit duket se ende nuk e ka lëshuar të gjithë partinë. Lapsi.al vuri re se faqja zyrtare e Partisë Demokratike, www.pd.al është ende në dorë të Lulzim Bashës. Aty gjen sërish të publikuara deklarata dhe njoftime të Bashës dhe asgjë nga komisioni i rithemelimit.

E njëjta gjë ndodh edhe me faqen zyrtare të kësaj partie në Facebook ku madje ka në vijimësi deklarata kundër Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit. E bllokuar është edhe faqja online e Rilindja Demokratike www.rd.al që nuk publikon më lajme prej kohësh. Mesa duket në Partinë Demokratike do të vazhdojë kriza e drejtimit për më tepër që pritet edhe një vendim i gjykatës së Apelit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sherr me thika në Elbasan, një i plagosur

Një sherr me thika është regjistruar pasditen e sotme (9 maj) në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan. Policia bën me dije se është goditur me thikë një djalë.  Pol...

19:57

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI