Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Tv Klan merr për 4 vjet ekskluzivitetin e ndeshjeve të Kombëtares së futbollit

Lapsi.al 9 June 2022
Tv Klan merr për 4 vjet ekskluzivitetin e ndeshjeve të Kombëtares

Shqiptarët do të mund t’i shohin tashmë ndeshjet e kombëtares sonë të futbollit në ekranin e Televizionit Kombëtar Klan.

Në bazë të një marrëveshjeje të firmosur me UEFA, duke filluar që nga sfida e së premtes mbrëma ndaj Izraelit deri në Qershor të 2026, të gjitha ndeshjet zyrtare të Kombëtares Shqiptare të Futbollit do të mund të ndiqen pa pagesë në TV Klan.

Marrëveshja parashikon transmetimin për të gjithë shqiptarët të 40 ndeshjeve të përfaqësueses kuqezi, të zhvilluara prej saj brenda dhe jashtë vendit.

Kjo përfshin sfidat e Nations Legue për edicionet 2022 – 2023 dhe 2024 – 2025, Kualifikueset e Europianit 2024 si dhe Kualifikueset e Kupës së Botës FIFA 2026, finalet e së cilës do të mbahen në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Televizioni Klan ka siguruar të drejtat ekskluzive te transmetimit të ndeshjeve të ekipit kombëtar ne transmetimin tokësor apo atë që njihet si “free tokësor”.

Bëhet fjalë për ndeshjet zyrtare dhe miqësore që kombëtarja do të luajë në Shqipëri dhe jashtë saj, te cilat do te transmetohen ne High Definition, ne transmetimet e platformes digjitale tokësore të Televizionit Klan, që tashmë mbulon të gjithë Shqiperinë.

Këto ndeshje nuk do te mund te ndiqen në sinjalin e Tv Klan që shpërndahet nga platformat Pay Tv, as në Shqipëri e as jashtë vendit, pasi këto të drejta për Pay Tv i gëzon kompania Digitalb.

Televizioni Klan i ka blerë këto të drejta nga UEFA vetëm për transmetim tokësor pa pagesë. ©LAPSI.al

[video width="320" height="180" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/06/WhatsApp-Video-2022-06-09-at-8.02.08-PM-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

Sherr me thika në Elbasan, një i plagosur

Një sherr me thika është regjistruar pasditen e sotme (9 maj) në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan. Policia bën me dije se është goditur me thikë një djalë.  Pol...

19:57

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI