Flash

“SHBA e përkrah Ballkanin e Hapur, por...”, Escobar prezanton 'kushtet'e tij

Lapsi.al 8 June 2022
“SHBA e përkrah Ballkanin e Hapur, por...”, Escobar prezanton

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ishte i pranishëm përmes një video mesazhi në samitin e sotëm të Ballkanit Perëndimor. Escobar ka deklaruar se SHBA mbështet nismën e Ballkanit të Hapur. Më tej, emisari i SHBA-ve renditi disa nga propozimet e tij, duke iu dhënë kurajë liderëve të bashkëpunojmë me iniciativa të tjera.

“SHBA e përkrahin iniciativën Ballkani i Hapur, por iniciativa jonë mbështetet në disa pika. Së pari, duhet të punojmë jo vetëm në një bashkëpunim rajonal, por edhe në ato të integrimit të strukturave evropiane. E dyta, tregjet më të mëdha janë ato evropiane. Duhet të punojmë për një integrim më të madh evropian. Ne i përkrahim të gjitha iniciativat ekonomike që e afrojnë rajonin. E treta, besojmë se kjo duhet të jetë e hapur për të gjithë. Secila iniciativë duhet të përfshirë të 6 shtetet e Ballkanit. Kjo është një iniciative e shkëlqyer dhe shpreh të jetë më e qartë.

Unë kam disa propozime:

  • E para, ka shumë mundësi për integrime. Unë ju jap kurajë liderëve si të bashkëpunojmë me iniciativa të tjera. Me këtë ju do të kuptoni që nuk do të dublifikohen punët por do ketë punë më të mira.
  • E dyta, duhet te keni një plan për zhvillim institucional. Duhet të krijohen kushtet për investitorët. Duhet ndihmë për investitorët. Ne i përkrahim liderët e kësaj iniciative dhe të kenë më shumë interes për të bashkëpunuar.
  • E treta, ju mbështes që kjo iniciative të jetë ekonomike. Nuk është një projekt politike, me rëndësi është që të mbetet një projekt ekonomik.”, tha Escobar.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI