Flash

Zbardhet autopsia e 35-vjeçares shqiptare të vrarë në Itali

Lapsi.al 8 June 2022
Zbardhet autopsia e 35-vjeçares shqiptare të vrarë në

Një 35-vjeçare shqiptare, e identifikuar si Nevila Pjetri, është vrarë rreth orës 2 të mëngjesit të së dielës në Itali. Ndërkohë është zbardhur autopsia për vrasjen e shqiptares. Mësohet se 35-vjeçarja shqiptare u vra me dy të shtëna me pistoletë të kalibrit 22 në kokë. Mjekja ligjore Susanna Gamba konstatoi rezultatin e autopsisë. Gjuajtja e parë është qëlluar në ballë, tjetra pas veshit të majtë. Ende mbetet për t’u sqaruar nëse vrasja ka ndodhur në vendin ku është gjetur kufoma apo diku tjetër. 32-vjeçari Daniele Bedini i arrestuar si autor prej mëngjesit të kësaj të marte po hetohet për vdekjen e Nevila Pjetrit, e cila u gjet e vrarë orët e para të së dielës në shtratin e lumit Parmignola në Marinella di Sarzana.

Hetuesit ranë në gjurmët e tij nëpërmjet pamjeve të kapura nga kamerat e sigurisë dhe falë hetimeve të kryera të dielën dhe ditën e djeshme. Për momentin, shkruan La Repubblica, i riu është i dyshuar vetëm për vrasjen e parë, atë të Nevilës. Bedini mësohet është marrë në pyetje prej mesditës së sotme. Për mediat italiane avokati i 32-vjeçarit tha se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me ngjarjet.

 

Të këshilluara

Makina përplas 12-vjeçarin në Lezhë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë, në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve”. Një automjet tip Benz ka përplasur n...

22:54

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI