Flash

'Ballkani i Hapur'/ Rama: Konflikti Kosovë-Serbi zgjidhet duke u afruar

Lapsi.al 8 June 2022
'Ballkani i Hapur'/ Rama: Konflikti Kosovë-Serbi zgjidhet duke u

Kryeministri Edi Rama në samitin që po mbahet në Ohër në kuadër të Ballkanit të Hapur ka përsëritur thirrjen që të gjithë vendet e rajonit të bëhen pjesë e nismës. Rama e cilësoi “Ballkanin e Hapur” si nismën që do ta ndihmojë rajonin të zhvillohet, por “pa harruar të shkuarën”. Sipas kryeministrit shqiptar, konfliktet e të shkuarës zgjidhen më mirë duke u afruar vendet me njëri-tjetrin.  Rama mori shembull bombardimet e SHBA në Japoni dhe sot kanë bashkëpunim, pasi sipas tij shikojnë nga e ardhmja.

‘Ballkani i Hapur është i rëndësishëm për njerëzit tanë, për hapësirën e përbashkët në të cilën lindin fëmijët tanë dhe nesër do të marrin në duar fatet e vendeve tona. Në Këshillimin Kombëtar qytetarët mbështetën Ballkanin e Hapur. Ne e dimë shumë mirë, nuk kemi pritur luftën në Ukrainë për të ditur marrëdhënien speciale që Serbia ka me Rusinë. Nuk kemi pritur luftën në Ukrainë për të ditur që mes Serbisë dhe Kosovës ka një konflikt të pazgjidhur, por midis të qëndruarit me kurriz nga e ardhmja dhe kthimit të syve nga e ardhmja ne kemi zgjedhur të dytën. Jemi këtu sepse duam të vazhdojmë drejt të ardhmes. Problemet e pazgjidhura mund të zgjidhen vetëm nëse ne afrohemi. Vetëm nëse ne kuptojmë se sa të rëndësishëm jemi për njëri tjetrin. SHBA ka hedhur dy bomba në Japoni dhe një nga miqësitë më të ngushta sot në arenën ndërkombëtare është aleanca mes Japonisë dhe SHBA-së. Nëse do të vazhdonte edhe sot e gjithë ditën të qëndronte me kurriz nga SHBA nuk do të ishte aty ku është. Gjermania me Francën janë sot bashkë për të përfituar reciprocikisht. Serbia në Ballkanin e Hapur është një partner që ka marrë përsipër një angazhim dhe solidaritet për të ardhmen. Çfarë do të ndodhte nëse nuk do të merrnim dot një sasi gruri. Me retorikën e konfliktit apo me frikën për tu futur në luftë.’- tha Rama.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI