Flash

Ndihma nga Greqia për flakët në Sazan/ Berisha: Rama lëviz me avion privat

Lapsi.al 7 June 2022
Ndihma nga Greqia për flakët në Sazan/ Berisha: Rama lëviz

Në takimin me përfaqësuesit e biznesit të vogël dhe të mesëm, kryetari i Partisë Demokratike ka folur edhe për situatën e zjarrit në ishullin e Sazanit. Ai ka sjellë në vëmendje mungesën e ndërhyrjes nga aji për të shuar flakët. Sipas Berishës, qeveria keqmenaxhon fondet, teksa “kryeministri Edi Rama udhëton me avion privat dhe ne nuk kemi një avion për zjarret”.

"Jemi në monizëm. Çfarëdo që të bëhet, çfarëdo që të themi, nëse nuk vendosim t’i kundërvihemi me protesta çdo vit e më e rëndë do bëhet gjendja jonë, si shoqëri.  Digjet Sazani, kreu i qeverisë bredh lart e poshtë me avion në dispozicion. Çdo udhëtim i tij shkon 150 mijë euro, minimumi. Po një Canadair nuk e marrim ne ta kemi këtu për verën, për zjarret. E kemi të ndaluar të marrin një Canadair me qira.  Gjithçka është bërë qeveritare, e një njeriu, e një partie. Ju garantoj se programin e biznesit të vogël do ta shkruani ju për PD. Ju ftoj të organizojmë rezistencën ndaj këtij regjimi që sot është monist, i tillë ekziston vetëm në Bjellorusisë e Lukashenkso. Vërtet ai është i rreshtuar me Putinin, ndërsa ne jemi vend anëtar i NATO-s, por pikërisht se jemi vendi i NATO-s nuk duhet të na ndodhë kjo", tha Berisha.

Ditën e sotme, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bëri me dije se Greqia ka sjellë avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan dhe po ndërhyhet nga ajri.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI