Flash

Berisha takim me biznesmenë: Programin e qeverisë së ardhshme do ta hartoni ju

Lapsi.al 7 June 2022
Berisha takim me biznesmenë: Programin e qeverisë së ardhshme do

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar këtë të martë me përfaqësues me biznesin e vogël dhe të mesëm në vend. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka shprehur mbështetjen e tij kundër taksave. Kryedemokrati i premtoi përfaqësuesve të biznesit se në programin e qeverisë së ardhshme do jenë pikërisht ata që do e hartojnë paketën fiskale si dhe programin e PD për klimën e biznesit.

Berisha akuzoi qeverinë “Rama” se po dëmton biznesin dhe se po e vjedh nëpërmjet taksave.

 “Janë vërsulur si lukuni mbi ju me propagandën e tyre se jemi të vetmit në Evropë që mbrojmë biznesin e vogël, që jemi këta e jemi ata, packa se vene ne krye njerëz të cilët, zyrtarë të cilët pavarësisht nëse kanë shkolla apo jo, kanë studiuar për financa apo ekonomi, në praktikat e tyre nuk mendojnë gjë tjetër vec si të grabisin ju biznesin e vogël. Keqardhjen më të madhe për represionin e vërtetë që j,u inisiativa juaj e lirë pëson nga një regjim, qeveri e cila ka tipar kardinal vjedhjen. Duhet tu them këtu se hajduti nuk ka as profesion, as moral, as përgjegjësi zyrtare, është vetëm hajdut e mendon se si të plaçkitë tjetrin, në cdo veprim po të analizoni këtë qeveri, gjithë veprimtarinë e saj ndaj jush, është e tëra, se si t’u intimidojë, njëlloj si hajduti që të futet natën në shtëpi e sheh si ta zbrasë shtëpinë, e këta me praktika nga më antiligjoret e anti kushtetueset janë vërsulur si lukuni mbi ju me propagandën e tyre se jemi të vetmit në Evropë që mbrojmë biznesin e vogël, që jemi këta e jemi ata, packa se vene ne krye njerëz të cilët, zyrtarë të cilët pavarësisht nëse kanë shkolla apo jo, kanë studiuar për financa apo ekonomi, në praktikat e tyre nuk mendojnë gjë tjetër vec si të grabisin ju biznesin e vogël për të cilin ju jeni anonimë për ata. Se ata janë një me oligarkët dhe gjithë interesat e tyre bien mbi ju. Jam këtu për tu garantuar se programin e qeverisë së ardhshme do e hartoni ju, e jo specialistët tanë. Paketën fiskale të biznesit të vogël do e hartoni u, më të favorshmen të mundshmen për ju se ky është interesi i vendit. Programin e PD për klimën e biznesit ndaj jush do jetë i hartuar nga ju”,-tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI