Flash

Në kërkim nga drejtësia italiane, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 7 June 2022
Në kërkim nga drejtësia italiane, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar u shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar me qëllimin ekstradimin e tij drejt Italisë. Në pranga ka rënë i riu Sebastjan Dema, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Prato, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Armbëmbajtja pa leje”.

"Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit: Sebastjan Dema, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Prato, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Armbëmbajtja pa leje”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi", thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI