Flash

Vuçiç: Për vizitën e Lavrovit në Serbi u krijua histeri

Lapsi.al 6 June 2022
Vuçiç: Për vizitën e Lavrovit në Serbi u krijua

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i tha Radio Televizionit të Serbisë se ai ishte i pakënaqur me atmosferën e krijuar në botë për shkak të vizitës të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe se lidhur me këtë vizitë, ishte krijuar “histeri”.

“Në shumë bisedime, Serbisë iu kërkua që ta anulonte vizitën”, tha Vuçiç, duke shtuar se Serbisë nuk iu lejua që të bisedonte me ministrin e Jashtëm rus.

Lavrov ishte paraparë që të vizitonte Serbinë më 6 qershor, por Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria refuzuan që të lejonin avionin e Lavrovit mbi hapësirën e tyre ajrore.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se kjo lëvizje e këtyre tri shteteve ishte “akt armiqësor”.

Njoftimi për vizitën e Lavrovit në Serbi u bë disa ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një bisede telefonike më 29 maj, u pajtuan për një marrëveshje të re të furnizimit të Serbisë me gazin natyror rus.

Lavrov së bashku me Putinin janë në listën e sanksioneve të shumë shteteve perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës. Të vetmet vendeve në Evropë që ata mund të udhëtojnë janë Bjellorusia, Moldavia, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Vuçiç tha se Serbia e dënon sulmin rus ndaj Ukrainës në përputhje me ligjin ndërkombëtar, por Rusia është mike tradicionale e Serbisë.

Serbia është i vetmi shtet në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, por Beogradi ka mbështetur disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë agresionin rus.

Vuçiç shtoi se Serbia do të mbajë politikën e saj “për marrje të vendimeve në mënyrë të pavarur”, por që duhet të përshpejtojë në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.

“Pres që Qeveria e re të udhëheqë fuqishëm rrugën drejt integrimit evropian, por edhe të mbajë politikën e pavarur”, tha ai.

I pyetur për vizitën e paralajmëruar të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në Serbi më 10 qershor, Vuçiq tha se Gjermania është partnerja kryesore tregtare e Serbisë dhe së fundmi është bërë edhe investitore e madhe.

Ai shtoi se ishte njoftuar paraprakisht nga zyra e Scholzit se kancelari gjerman do të shkojë në Serbi pavarësisht vizitës së Lavrovit.

Scholz do të ketë një vizitë dyditore në Ballkanin Perëndimor, në Greqi dhe Bullgari. Ky turne pritet të përqendrohet në perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në kontributin gjerman për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe në tejkalimin e bllokadave dypalëshe. /Express

Të këshilluara

Flutura Açka: Ky shtet bie era seks!

Deputetja demokrate Flutura Açka e quajti të rëndë mënyrën e trajtimit të çështjes të së resë nga Librazhdi, të cilën vjehrri dhe vjehrra e gjetën me të dashuri...

20:19

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI