Flash

Deklarata e fortë e Berishës/ Ministra shqiptarë në përgjimet e bandave të Beneluksit

Lapsi.al 6 June 2022
Deklarata e fortë e Berishës/ Ministra shqiptarë në

Kryetari i PD-së, Sali Berisha bëri një akuzë të fortë në foltoren e Kuvendit. Ai kërkoi që të vijë për miratim në sallë marrëveshja e ekstradimit me vendet e Benelux-it, të cilën sipas tij qeveria nuk e dërgon në Parlament.

Berisha tha se qeveria e ka fshehur marrëveshjen për arsye se 6 ministra dhe shumë deputetë rrezikojnë të ekstradohen në Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg për shkak të lidhjeve me krimin në këto vende.

"Denoncoj qeverinë e cila nuk sjell në Parlament marrëveshjen e ekstradimit me vendet e Benelux-it. Dhe këtë nuk e bën për faktin e vetëm se të paktën 6 ministra dhe shumë deputetë socialistë janë kandidatë për ekstradime", - u shpreh Berisha.

Më pas i pyetur jashtë sallës së Kuvendit, Berisha tha se ka një hetim të prokurorëve të këtyre vendeve dhe në përgjime janë kapur ministra shqiptarë..

“Në platformën BQ, dalin disa ministra, deputetë të PS dhe ajo që është më interesante është se dalin edhe komuniko të bandës së Elbasanit në vendet e Beneluksit. Kërkoj sjelljen me urgjencë të marrëveshjeve të ekstradimit në këto vende që po japin një kontribut historik.

Është dramatike situata dhe dëshmitë të anëtarëve të bandës së Elbasanit. Ju garantoj se Taulant Balla është një personazh familjar i bandës, një anëtar me të gjitha atributet sipas dëshmive të banditëve. Kjo përbën një problem shumë serioz. Unë do të insistoj që marrëveshjet të vinë në Kuvend”, - tha ai.

I pyetur për emrat e ministrave, ish-kryeministri u shpreh se do t’i sjellë drejtësia e vendeve partnere.

“Emra do të sjellë drejtësia e vendeve partnere. Jam këtu për të deklaruar se marrëveshjet po i pengojnë implikime i politikanëve shqiptarë”, - tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Flutura Açka: Ky shtet bie era seks!

Deputetja demokrate Flutura Açka e quajti të rëndë mënyrën e trajtimit të çështjes të së resë nga Librazhdi, të cilën vjehrri dhe vjehrra e gjetën me të dashuri...

20:19

Aksident në Konispol, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar me iniciale A. S., banues në Shëndëlli të Konispolit ka humbur kontrollin teksa drejtonte motorin dhe është rrëzuar. Ngjarja ka ndodhur në rrug...

19:46

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI