Teksa në ishullin e Sazanit vijon vatra e zjarrit, një video ka nisur të qarkullojë ku shfaqet një punonjës me uniforme i Emergjencave Civile apo Shërbimit Zjarrfikës që dyshohet se po e ndez vetë një vatër të re.
Nga të pranishmit aty dëgjohet që ai thirret me emrin Luan. Policia e Shtetit ndërkohë ka nisur verifikimin e videos dhe të rastit në fjalë për të parë nëse ka apo jo përgjegjësi punonjësi që shfaqet në pamje.
Nëse do të rezultojë e vërtetë, kjo do të ishte vërtet një rast skandaloz dhe personi përgjegjës rrezikon dënimin deri në 20 vite burg për zjarrvënie të qëllimshme. Shihni pamjet që sjell Lapsi.al