Flash

Meta nxjerr prapaskenat e firmës në Stamboll: E urova Begajn

Lapsi.al 6 June 2022
Meta nxjerr prapaskenat e firmës në Stamboll: E urova Begajn

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar sërish se pse e firmosi dekretin e lirimit nga detyra e shefit të shtabit të Përgjithshëm të Bajram Begajt, që sot është kreu i ri i shtetit i zgjedhur në detyrë. Meta tha se nëse nuk firmoste, mund të digjej raundi i katërt.

“Nëse keni rezerva për aspektin kushtetues, e çoni në Gjykatën Kushtetuese, në Gjykatën Administrative, e çoni dhe në Gjykatën Europiane. Unë u vendosa në atë situatë. Jo se e zgjodha unë, por mendova se kjo është rruga më e mirë kushtetuese, ligjore, administrative, pasi mund të sillte dështim të raundit të katërt dhe vijim te një raund i 5 që ishte i panevojshëm.

S’e Rama sillet në mënyrë të papërgjegjshme kjo s’do të thotë që mos të sillem në mënyrë të përgjegjshme. Dekreti u bë në Tiranë, por u firmos atje. Dekreti është institucion i Shqipërisë”, - tha Meta në Syri TV.

Meta tha se ka pasur diskutime dhe debate për këtë çështje, por ka komunikuar me Begajn dhe Peleshin.

“Këta ma kërkuan zyrtarisht lirimin e Begajt. Duhet të nxjerrësh një dekret dhe duhet një datë. Unë i plotësova një dëshirë një individi (z.Begaj) që kërkonte të lirohej nga detyra qe mbante, madje dhe kemi komunikuar me zotin Begaj dhe Peleshi për zgjidhjen e kësaj situata.

Nuk i jam përgjigjur Edi Ramës, por një luajaliteti mes institucioneve. Nuk u ndjeva në presion nga zgjedhjet e parakohshme. Kam një zyrë juridike në Presidencë, që është më sipërore për kompetencat.

Kemi pasur disa mendime, disa debate për këtë çështje. Dhe ka prevaluar se kjo është rruga më e mirë dhe më e drejtë. E kam uruar. I uroj suksese. Nuk jemi takuar dhe kemi folur në telefon. Kam folur para dhe pas zgjedhjes. E kam uruar”, - tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Flutura Açka: Ky shtet bie era seks!

Deputetja demokrate Flutura Açka e quajti të rëndë mënyrën e trajtimit të çështjes të së resë nga Librazhdi, të cilën vjehrri dhe vjehrra e gjetën me të dashuri...

20:19

Aksident në Konispol, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar me iniciale A. S., banues në Shëndëlli të Konispolit ka humbur kontrollin teksa drejtonte motorin dhe është rrëzuar. Ngjarja ka ndodhur në rrug...

19:46

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI