Flash

Reagon PD: Asnjë përjashtim nga PPE, dezinformim i zyrës Rama-Basha

Lapsi.al 30 May 2022
Reagon PD: Asnjë përjashtim nga PPE, dezinformim i zyrës

Floriana Garo, zëdhënësja e kreut të PD-së Sali Berisha ka reaguar pas lajmit se në Kongresin e PPE nuk është ftuar asnjë delegat nga Partia Demokratike në Kongresin që zhvillohet në Roterdam ku votohet Presidenti i PPE.

Sipas Garos, PPE mban qëndrim neutral duke i quajtur trillime lajmet se PD është përjashtuar.

"Njoftimet e zyrës së dezinformimit Rama-Basha të shpërndara në disa media se PD është përjashtuar apo pezulluar nga partia Popullore Europiane (PPE) janë trillime pa asnjë bazë.

PPE ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qëndrim tërësisht neutral në lidhje me zhvillimet e brendshme në PD. Për këtë qëllim, në fund të marsit 2022, PPE vendosi të mos ftojë në Kongresin e saj delegacion zyrtar nga PD, deri sa të ketë një zgjidhje përfundimtare të çështjes të përfaqësimit zyrtar të PD-së.

Megjithatë për t’i dhënë zë përfaqësuesve të PD-së, në Kongresin e PPE-së në Rotermdam janë ftuar dhe po marrin pjesë si delegatë të forumeve europiane 3 deputetë të PD-së:

1. Albana Vokshi, delegate nga Forumi i Gruas i PPE -së

2. Belind Këllici, delegat nga forumi rinor EDS

3. Jorida Tabaku, delegate nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës" - thuhet ne njoftimin e zyres se PD-se.

Të këshilluara

Ndërron jetë epidemiologu i njohur shqiptar

Mjekësia shqiptare ka humbur ditën e sotme një nga profesionistët më të mirë në fushën e epidemiologjisë, Dr. Ibrahim Luloçi i njohur si Dr.Mimi. Lajmin për ...

18:42

Itali, aksidentohet 3-vjeçarja shqiptare

Një 3-vjeçare me origjinë shqiptare është goditur nga një makinë pas mbarimit të shkollës. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Itali. Vogëlushja ishte me mam...

18:33

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI