Flash

20 raste të reja me Covid në Shqipëri (Harta)

Lapsi.al 30 May 2022
20 raste të reja me Covid në Shqipëri (Harta)

20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 679 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 20 qytetarë, në këto bashki: 15 në Tiranë, nga 1 qytetar në Fier, Lushnje, Tepelenë, Pogradec, Gramsh.

Janë 313 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars Cov2. Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,311 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftim.

Statistika (30 Maj 2022)

Raste të reja ditore 20

Të shëruar në 24 orë 20

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 679

Testime totale 1,828,197

Raste pozitive 276,121

Raste të shëruara 272,311

Raste Aktive 313

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 214

Fier 23

Vlorë 18

Gjirokastër 17

Korçë 12

Durrës 8

Shkodër 7

Elbasan 7

Dibër 3

Berat 2

Kukës 1

Lezhë 1

Të këshilluara

Ndërron jetë epidemiologu i njohur shqiptar

Mjekësia shqiptare ka humbur ditën e sotme një nga profesionistët më të mirë në fushën e epidemiologjisë, Dr. Ibrahim Luloçi i njohur si Dr.Mimi. Lajmin për ...

18:42

Itali, aksidentohet 3-vjeçarja shqiptare

Një 3-vjeçare me origjinë shqiptare është goditur nga një makinë pas mbarimit të shkollës. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Itali. Vogëlushja ishte me mam...

18:33

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI