Flash

Dosja e detit me Greqinë, Meta: Rama nuk ka paraqitur ende kërkesën për autorizim për të kryesuar negociatat

Lapsi.al 30 May 2022
Dosja e detit me Greqinë, Meta: Rama nuk ka paraqitur ende

Presidenti i republikës Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Ministri i Punëve të Jashtmen të Greqisë, Nokos Dendias, i cili pas vizitës së tij në Shqipëri, deklaroi se marrëveshja detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, nuk ka ecur përpara pasi nuk është lejuar nga presidenti shqiptar.

Në daljen e tij para mediave, Ilir Meta, theksoi se ai në rolin e Presidentit të republikës i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që t’i udhëheqë ai negociatat, por nuk ka patur asnjë kërkesë zyrtare për autorizimin nga ana e kreut të qeverisë.

“Në datë 23 maj, Ministri Grek i Punëve të Jashtme, Dendias, realozi një vizitë në Shqipëri. Dua të sqaroj se nga pala greke dhe as nga ministria jonë, nuk është folur për asnjë takim mes Dendias dhe presidentit të Shqipërisë.

Pas vizitës në Tiranës Dendias është shprehur se u ra dakord që t’i referojmë çështjen tonë gjykatës së Hagës, Kjo nuk ka ndodhur ende pasi Presidenti nuk i ka dhënë autorizimin përkatës kryeministrit. Me sa duket, Shqipëria do të zgjedhë një President të ri brenda dy-tre muajve të ardhshëm.. Dua të sqaroj se zoti Bushati përmes kërkesës numër 24/28 të protokulluar në shkurt 2018-të kërkoi nga presidenti i republikës autorizimin për grupin negociator, presidenti vuri re disa të meta që duhet të rregulloheshin.

Pas paraqitjes së informacionit shtesë Prtesidenti i Republikës në mars 2018-të autorizoi Ministrin e Jashtëm që të lëshonte autorizimin e grupit negociator, për saktësimin e vijës delimituese mes Shqipërisë dhe Greqisë. Grupi negociata është pajisur me autorizim për arritjen e një projektmarrëveshjeje për kufizimin e vijës detare. Midis dy grupeve negociatore janë zhvilluar 3 raunde të negociatave. Presidenti i republikës pasi është informuar ka konstatuar disa problkematika dhe shqetësime serioze. Për të diskutuar mbi ecurinë e procesit negociator mes presidentit dhe kryeminsitrit në qershor 2018-të u dakordësua që kryeministri t’i udhëhiqte personalisht mnegociatat me Greqinë, për këtë do të paraqiste një kërkesë të re tek presidenti.

Presidenti i republikës duke konstatuar se kryeministri nuk po i përmbahej zotimeve, me shkresë protokollare Presidenti kërkoi ndërhyrjen e kryeministrit pa vonesë, duke marrë drejtimin e këtij procesi, por sërish nga kryeministri nuk pati reagim për këtë gjë. Në mungesë të reagimit të kryeministrit, Presidenti i republikës sërish me shkresën 327/11 i rikërkoi kryeminsitrit ndërhyrjen e tij që negociatat të udhëhiqeshin nga kryeministri, edhe për këtë kërkesë nuk pati asnjë reagim. Nga kryeministri i cili për periudhën shkurt 2019-të-janar 2021, nuk është përcjellë asnjë kërkesë për pajisjen me autorizim, që ai apo qeveria kan ndërmarrë mbi kërkesën zyrtare të Presidentit”, tha Meta.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI