Flash

Del VIDEO/ Si u sulmua me tortë piktura e famshme e Mona Lisës

Lapsi.al 30 May 2022
Del VIDEO/ Si u sulmua me tortë piktura e famshme e Mona Lisës

Dashamirët e artit kanë mbetur të shtangur kur një person i maskuar si një plakë kërceu nga një karrige me rrota dhe i hodhi një tortë Mona Lizës në muzeun e Luvrit.

Pamjet e incidentit tregojnë pikturën me famë botërore të lyer me tortë nga një protestues për natyrën i cili është tërhequr zvarrë nga rojet e sigurisë. Shikuesit e shumtë e shohin atë të habitur.

Për fat të mirë, kryeveprës nuk i është shkaktuar asnjë dëm, pasi ajo mbrohet nga një ekran antiplumb.

Huligani, i cili ishte në një karrige me rrota dhe i veshur me paruke dhe buzëkuq, sulmoi pikturën në një protestë për mbrojtjen e klimës. Pas sulmit ai bërtiti: "Mendoni për Tokën. Njerëzit janë në proces të shkatërrimit të Tokës! Artistët mendojnë për Tokën, prandaj e bëra këtë. Mendoni për planetin!"

Portreti i famshëm i Leonardo Da Vinçit u pikturua në vitin 1503 dhe është bërë një nga veprat më të famshme të artit në botë. Ai shikohet nga mbi 10 milionë njerëz në vit, dhe kjo nuk është hera e parë që vihet në shënjestër.

Në vitin 1956, Mona Lisa u spërkat me acid, ndërsa në vitin 2009 iu hodh një filxhan çaji. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ndërron jetë epidemiologu i njohur shqiptar

Mjekësia shqiptare ka humbur ditën e sotme një nga profesionistët më të mirë në fushën e epidemiologjisë, Dr. Ibrahim Luloçi i njohur si Dr.Mimi. Lajmin për ...

18:42

Itali, aksidentohet 3-vjeçarja shqiptare

Një 3-vjeçare me origjinë shqiptare është goditur nga një makinë pas mbarimit të shkollës. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Itali. Vogëlushja ishte me mam...

18:33

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI