Flash

Abazoviç: Do shkoj në takimin e Ohrit të “Ballkanit të Hapur”

Lapsi.al 26 May 2022
Abazoviç: Do shkoj në takimin e Ohrit të “Ballkanit

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në takimin e radhës të “Open Ballkan”. Në një intervistë për mediat vendase, ai tha se nuk kishte dëgjuar asnjë argument të vlefshëm se “Ballkani i Hapur” nuk ishte i mirë për Malin e Zi. Ai konfirmoi pjesëmarrjen në Samitin e Ohrit ku është ftuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

"Unë do të shkoj atje si kryeministër. Mendoj se çdo iniciativë rajonale që mund të përshpejtojë integrimin është diçka që duhet t’a pranojmë. Nëse dikush ka një ide për të zëvendësuar integrimin evropian, ne nuk jemi të interesuar. Por realisht, nuk kam dëgjuar asnjë argument të vlefshëm se pse

Ballkani i Hapur nuk është i mirë për Malin e Zi. Nëse nuk është mirë për një parti apo për një politikan, le ta thonë. Por nuk kam dëgjuar një argument të vlefshëm,” - tha ai.

“Ne duam ta kthejmë ‘lojën’ në favorin tonë dhe të tregojmë se mund të bashkëpunojmë për pikat dhe çështjet që janë me interes të përbashkët” – shtoi Abazovic.

"Do t'ju kujtoj se presidenti Gjukanoviç ka marrë pjesë një here. Një herë ka marrë pjesë edhe ministri i ekonomisë Sekulic. Ka ndodhur më herët. Unë do të shkoj si kryeministër. Personalisht, mendoj se çdo iniciativë rajonale që mund të përshpejtojë “integrimin europian, jo vetëm të Malit të Zi, por edhe të vendeve të rajonit është diçka që duhet ta pranojmë,” - tha Abazovic.

Edhe më herët, Abazoviç ka thënë se ishte pro nismës, së cilës deri më tani i janë bashkuar vetëm Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Takimi i radhës do të mbahet në Ohër, në fillim të muajit qershor, por nuk ka ende një datë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI