Flash

“Tani do sqarohemi bashkë”/ Dëshmia e policit që pa vrasjen në Komisariatin 3

Lapsi.al 26 May 2022
“Tani do sqarohemi bashkë”/ Dëshmia e policit që pa

Janë publikuar detaje të reja nga vrasja e efektivit të policisë Çaush Saliasi nga kolegu i tij Ludjan Zaimi brenda në komisariatin nr.3 të Tiranës. News24 ka publikuar dëshminë e një prej kolegëve të autorit 25-vjeçar për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

“Kur ndodhi ngjarja unë kam qenë në pjesën e oborrit të komisariatit. Në ato momente Caush Saliasi ishte te shkallët dhe ishte duke dredhur një cigare. I fola Caushit dhe u përshëndetëm me njëri-tjetrin.

Në këtë çast Ludjan Zaimi doli nga klasa dhe erdhi pas meje dhe unë e pyes si je dhe pse je i mërzitur? Më tha: Nuk kam asgjë, por hapu dhe shtyhu pak pas. Unë i them pse, por ai ngul këmbë dhe më thotë sërish, shtyhu pas shtyhu.

Në atë moment ai nxjerr armën e shërbimit dhe i them çfarë po bën kështu, por ai nuk u kthye dhe u drejtua me armën në dorë drejt Caush Saliasit dhe i thotë këtij të fundit “Tani do të sqarohemi bashkë”.

Menjëherë Caush Saliasi u ngrit në këmbë dhe u fut te klasa qe t’i shmangej, por Ludian Zaimi e qëlloi me armën e shërbimit, edhe pse Caushi ra në tokë, Ludiani e qëlloi sërish dhe herë të tjera”, - përfundon dëshminë polici me iniciale K.Q. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Plane për fundjavë? Moti ndryshon papritur

Shqipëria është “pushtuar” gjatë ditëve të fundit nga një valë e nxehtë ku temperaturat kanë arritur deri në 35 gradë celsius, por fundjava pritet të sjellë ulj...

19:03

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI