Flash

Votat që kanë marrë Berisha e Elezi, del rezultati final për zgjedhjet në PD

Lapsi.al 26 May 2022
Votat që kanë marrë Berisha e Elezi, del rezultati final për

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, i Komisionit të Rithemelimit në PD ka shpallur rezultatin final për zgjedhjet e 22 majit, ku Sali Berisha u rizgjodh kryetar.

Bëhet me dije se në mbledhjen e fundit janë hapur kutitë janë marrë procesverbalet origjinale. Sipas të dhënave, Berisha ka marrë 93.46% të votave dhe Ibsen Elezi 5.8% të tyre.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike më datë 26 maj 2022, në mbledhjen e rradhës, në prani të përfaqësuesve të kandidatëve për Kryetar të PDSH-së, u bë hapja e kutive të votimit dhe marrja e procesverbaleve origjinale.

Nga verifikimi i tyre, KOKOE shpall rezultatin final të votimit për zgjedhjet për Kryetar të PDSH-së të zhvilluara në datë 22 maj 2022.

Sali Berisha ka marrë 93.46% të votave.

Ibsen Elezi ka marrë 5.8% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët e PD që u bënë pjesë e procesit më të rëndësishëm në historinë e PD, në procesin e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.

Të këshilluara

Plane për fundjavë? Moti ndryshon papritur

Shqipëria është “pushtuar” gjatë ditëve të fundit nga një valë e nxehtë ku temperaturat kanë arritur deri në 35 gradë celsius, por fundjava pritet të sjellë ulj...

19:03

Shakira akuzohet për evazion fiskal

Një gjykatë spanjolle ka refuzuar një apel të këngëtares kolumbiane Shakira dhe ka mbështetur një vendim të mëparshëm gjykate që zbuloi se kishte “prova të mja...

17:29

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI