Flash

"Opozita fshihet pas një letre"/ Balla: Presim deri të dielën emra për presidentin

Lapsi.al 26 May 2022
"Opozita fshihet pas një letre"/ Balla: Presim deri të

Në një kundërpërgjigje për deklaratatat e Enkelejd Alibeaj, kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla ka deklaruar se mazhoranca vijon të presë emrat për president nga ana e opozitës. Ai i ka bërë thirrje të gjitha palëve që të përfshihen e të mos fshihet pas letrave, ndërsa ka theksuar se i vetmi kriter që Partia Socialiste ka vendosur është: ‘një president jo i ngjashëm me Metën’.

“E kemi thënë që ditën e parë, të vetmin kusht, apo kriteret që PS ka artikuluar, ka qenë që Shqipëria në mandatin e ri të institucionit të presidentit, duhet të ketë një president; te krejtësisht i kundër nga Ilir Meta. Merreni Ilir Metën se si ka funksionuar, duhet të kemi një president ndryshe. Në rast se ne do kemi një president të kësaj forme si bëjmë mirë vendit. E djeshmja, e sotmja janë disa ditë të bukura për Shqipërinë. Kemi përjetuar një moment historik për vlerat e Shqipërisë dhe aftësitë organizative, ndaj në këtë aspekt duhet të kemi një frymë për të zgjedhur një president mbi palët. Mendoj se të gjitha palët duhet ta shohin me përgjegjësi jete proces. Përgjegjësinë që kemi treguar e kemi bërë reale për ato që kemi kërkuar të dëgjojmë emra. E keni dëgjuar edh epërmes diskutimeve. Të vazhdosh të fshihesh pas një copë letre, që ose të pranohet, ose të pranohet, është rrëzuar ajo në tërësi. Ramë dakord që në 2 raundet të propozonin vetëm opozita. Ne nuk do të propozojmë emra deri në datën 29 në orën 16:00 të së dielës.”, tha Balla.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI