Flash

Kurti takon Abazoviç, nuk përmendet demarkacioni

Lapsi.al 24 May 2022
Kurti takon Abazoviç, nuk përmendet demarkacioni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar për herë të parë me Dritan Abazoviq, pas zgjedhjes së tij kryeministër i Malit të Zi. Takimi mes dy kryeministrave është zhvilluar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Sipas njoftimit të qeverisë së Kosovës, Kurti e uroi Abazoviç për marrjen e detyrës.

“Duke biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, Kryeministri Kurti e falënderoi z. Abazoviq për bashkëpunimin e ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi në shumë fusha. Përderisa theksoi vullnetin për fuqizimin e marrëdhënieve shumë të mira me Kosovën, kryeministri Abazoviq tha se duhet promovuar politika që janë optimiste dhe respektuese, e që fokusohen në qytetarët”, - thuhet në njoftim.

Mes dy kryeministrave duket se nuk është hapur tema e demarkacionit, një çështje më herët Kurti kishte thënë se do ta diskutonte sapo në Podgoricë të kishte ndryshim të qeverisë.

“Shpresojmë që së shpejti Mali i Zi do të ketë Qeveri të re me të cilën do të mund të bisedojmë e ta trajtojmë këtë çështje. Për dallim nga qeveria paraprake e cila kishte për brenda elemente pro ruse, përveç se pro Beogradit dhe natyrisht që nuk kishte kushte për një trajtim të tillë.

Shpresojmë që do të ketë kushte të reja, me qeverinë e re për ta trajtuar edhe këtë çështje për të cilën natyrisht fajin e përgjegjësinë e ka ajo qeveria e atëhershme e cila padrejtësisht, gabimisht e shumë dëmshëm iu dha Malit të Zi 8200 hektar të territorit të Kosovës”, - tha Kurti në prill të këtij viti.

Vlen të theksohet se Abazoviç, pas zgjedhjes kryeministër, e ka konsideruar çështje të mbyllur çështjen e demarkacionit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shkrumbohet një makinë në Vlorë

Një makinë është shkrumbuar totalisht në Plazhin e Vjetër të qytetit të Vlorës. Makina tip ‘Fiat’ dhe pa targa ka qenë e parkuar në atë zonë prej kohësh. ...

19:25

58 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësi...

18:49

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI