Flash

Do rriten taksat për biznesin e vogël? Reagon Rama: Si është e vërteta

Lapsi.al 24 May 2022
Do rriten taksat për biznesin e vogël? Reagon Rama: Si është

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur “lajm të rreme” një informacion të publikuar në media për rikthimin e taksave për biznesin e vogël.

“Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël! Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029! Të tjerat janë tutkunërira mediatike!” – shkroi Rama në Twitter.

Ishte Euronews Albania që raportoi se ka siguruar ekskluzivisht projektligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat, i cili sipas tij vendos një mënyrë të re taksimi për individët, profesionet e lira dhe bizneset.

“Bizneset e vogla me xhiro deri në 10 milionë lekë në vit do t’u taksohen të paktën 10% e të ardhurave të tyre. Përjashtim nga kjo taksë do të bëjnë vetëm ata që janë të vetëpunësuar dhe nxjerrin një pagë minimale prej 40 mijë lekë të rinj në muaj.

Në bazë të fushës ku do të operojnë bizneset e vogla, qeveria do të tatojë 40% të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese, 20% të tregtisë me shumicë, 30% të asaj me pakicë dhe transportit individual, 40% për baret dhe restorantet, 50% artizanët dhe 65% të të ardhurave për veprimtaritë e pavarura apo profesionet e lira.

Kush do të marrë deri në 2.4 milionë të ardhura në vit do të tatohet 13%, 23% ata që do të realizojnë 2 milionë e 401 mijë lekë deri në 24 milionë lekë në vit dhe 28% personat mbi 24 milionë lekë në vit.

Nëse një artizan realizon 60 mijë dollarë xhiro në vit, ai do të paguajë 23% taksë për 30 mijë dollarët që nuk konsiderohen shpenzim, ose 6900 dollarë në vit.

Dy shkallët tatimore të vetme që nuk do të ndryshojnë janë dividenti që tatohet 8% dhe korporatat e mëdha 15%.

Janë afro 50 mijë biznese që realizojnë xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë në vit, ndërsa si profesione të lira numërohen 80 mijë individë.

Qeveria përjashtoi në janar të vitit të shkuar biznesin e vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit nga tatimi mbi fitimin dhe ata me të ardhura deri në 10 milionë nga TVSH-ja” – thuhet në lajmin e Euronews Albania. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shkrumbohet një makinë në Vlorë

Një makinë është shkrumbuar totalisht në Plazhin e Vjetër të qytetit të Vlorës. Makina tip ‘Fiat’ dhe pa targa ka qenë e parkuar në atë zonë prej kohësh. ...

19:25

58 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësi...

18:49

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI