Flash

Pamje të rënda/ Momenti kur polici vret kolegun në Komisariatin 3 (VIDEO)

Lapsi.al 24 May 2022
Pamje të rënda/ Momenti kur polici vret kolegun në Komisariatin 3

Dalin pamjet e momentit kur Ludian Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç. Nga pamjet shihet se si në ambientet e Komisariatit nr.3 ku ndodhi ngjarja e rëndë ndodhen disa efektivë policie të ulur nëpër karrige, në pritje të ndërrimit të turnit.

Autori del jashtë, ndërkohë që pak para tij ka dalë edhe viktima, i cili shihet i ulur në shkallët e komisariatit. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës brenda ambienteve të Komisariatit nr. 3 në kryeqytet, pak para se të ndaheshin detyrat për turnin e tretë. Mes viktimës, i cili shërbente prej 20 vjetësh në polici dhe autorit ndodhi një konflikt banal. Zaimi qëlloi të paktën me 6 plumba ndaj Saliasit dhe tashmë është arrestuar nga Policia./ EuroNews Albania

https://www.youtube.com/watch?v=cKDgWrrlB5w

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI