Flash

Konferenca e Ballës me Pompeon/ Berisha: U përsërit akti i dërgimit të Tahirit në Shtëpinë e Bardhë

Lapsi.al 20 May 2022
Konferenca e Ballës me Pompeon/ Berisha: U përsërit akti i

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha komentoi edhe njëherë vizitën e ish-Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo në Tiranë.

“Ajo vizitë u paralajmërua si një vizitë ku do bëheshin deklarata kundër Sali Berishës.

Kjo ishte mbarsja më e madhe që iu bë asaj vizite. Sekretari i Shtetit erdhi, mori pjesë në një konferencë për 100-vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, të organizuar nga Taulant Bego Yaris.

Unë kam absolutisht respekt të palëkundur për Sekretarin e Shtetit dhe qeverinë e SHBA, por të ripërsërisësh në një formë tjetër, përfaqësimin e eksponentëve të krimit në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, është një akt i papërgjegjshëm që nuk i shërben këtyre marrëdhënieve.

U përsërit akti i dërgimit të Saimir Tahirit në Shtëpinë e Bardhë. I keni parasysh ato pamje? Në Shtëpinë e Bardhë ishte Saimir Tahiri, të cilin opozita e kishte denoncuar mbi 50 herë dhe këto u faktuan më vonë nga drejtësia italiane.

Ky merrej qëllimshëm, dërgohej në krah të djathtë të presidentit amerikan.

Të njëjtën gjë bënë me këtë konferencë. Një nga supertrafikantët organizon konferencën dhe shpërndan ftesat. Ta organizojë Taulant Balla që të lexojë Enkelejdi fjalimin që i përgatiti ai, ky është një akt i papërgjegjshëm.

Kur unë u largova nga pushteti, admirimi, respekti i shqiptarëve për SHBA ishte mbi 90 përqind. Kjo është e vërteta. Tani se ku është, e dini ju vetë. Shihni pollet. Por në këtë rënie jashtëzakonisht problematike dhe të pamerituar, tre janë përgjegjësit kryesorë: Xhorxh Soros, Edi Rama dhe guvernatorja Kim. Këtë e them me bindjen më të plotë,” tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI