Flash

Alibeaj në diskutime me mazhorancën për presidentin/ Berisha: Vegël e Ramës

Lapsi.al 20 May 2022
Alibeaj në diskutime me mazhorancën për presidentin/ Berisha:

Në konferencën për mediet, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur edhe mbi procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit dhe përfshirjes së Enkelejd Alibeaj në të. Sipas Berishës i tërë procesi është një parodi e kryeministrit Rama. Ai gjithashtu shtoi se ‘Rithemelimi’ nuk bëhet pjesë kurrsesi e një farse të tillë.

Lideri historik i demokratëve theksoi se fallco-opozita po bëhet lolo në duart e mazhorancës dhe se po kërkojnë të marrin vendime politike njerëz pa asnjë lloj tagri.

"Ju shikoni një parodi të neveritshme, keqpërdorim të Ramës të individëve të caktuar, se për disa arsye pranojnë të poshtërohen nga Rama, ata nuk përfaqësojnë asgjë nuk partia demokratike. Bazuar në praktikën e mëparshme, kemi bërë të qartë para jush qëndrimet tona, çdo gjë që Rama bën me Ali-Bashën, është një praktike do thosha e denigrimit e shpërfytyrimit të një njeriu që një zot e di se çfarë hallesh kanë dhe që ndodh siç e patë mbrëmë të përgënjeshtrohen flakë për flakë në studio televizive për mashtrime që kanë bërë, është mjerim politik. E kanë vetë përgjegjësinë. Kur diskutuam për Presidentin nuk ka ardhur Gramoz Ruçi, por Rama në takim, nuk vendosin ata që nuk përfaqësojnë që janë të shkarkuar nga çdo funksion, mund të dalin të recitojnë gjithë ditën, por nuk kanë asnjë tagër, Rama të vazhdojë rrugën, nuk thashë bojkot. Nuk ka bojkot, nuk mund të bëhemi pjesë e një procedure që është e bazuar në fals-opozitë", tha Berisha. 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI