Flash

Kreu i SPAK: Askush s’mund t’u thotë prokurorëve çfarë të hetojnë, nuk ndikohemi nga deklaratat

Lapsi.al 20 May 2022
Kreu i SPAK: Askush s’mund t’u thotë prokurorëve

Këtë të premte kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja ka paraqitur raportin vjetor për vitin 2021 të institucionit që ai drejton në Komisionin e Ligjeve. Ndër të tjera kreu i SPAK u pyet nëse është e nevojshme që Kuvendi të miratojë një dispozitë të posaçme penale, që të ndalojë ndërhyrjet e politikës në drejtësi, duke iu referuar sulmeve të kryeministrit Rama për Prokurorinë e Posaçme. Kraja tha se struktura që ai drejton ka vendosur të mos ndikohet nga deklaratat publike. Kreu i Prokurorisë së Posaçme kujtoi dispozitat ligjore, duke theksuar edhe njëherë se ata veprojnë me kallëzime.

" Deklarimet publike nga politika unë nuk dua të komentoj se nuk më takon mua të bëj analiza të tilla mendoj. Jam zbatues i ligjit me gjithë prokurorët. Ne kemi një parim e standard që kemi vendosur të mos ndikohemi nga deklarimet publike. Nuk ndalojmë dot deklarimet publike të askujt. Secili ka të drejtat e ti të flasë të shprehet opinionet mirë apo keq. Ne duhet të vazhdojë të shohim letrat që kemi, dosjet, provat, të jemi korrekt me ligjin. Ky është parimi që kemi ndjekur deri tani. A duhet miratuar një nen që ta ndalojë këtë?

Me sa kujtoj në draftin e reformës në drejtësi për strukturën tonë ka pasur një nen që thoshte ndalohet të …diçka e tillë ka qenë diçka e parashikuar u hoq pastaj. Është në dorën tuaj, për ne, ne ushtrojmë funksionet, kuptohet sa më komod të jesh më mirë do jetë, por nuk besoj se është diçka shqetësuese për ta bërë në një nismë ligjore e të tjera me radhë”, tha Kraja.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Shqipëria mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe kalime të lehta vranësirash ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore. Ndërsa vetëm me kthjel...

07:58

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI