Flash

Tre arsyet pse prindërit nuk duhet t’i ndihmojnë fëmijët me detyrat e shtëpisë

Lapsi.al 18 May 2022
Tre arsyet pse prindërit nuk duhet t’i ndihmojnë

Shumica e prindërve besojnë se nëse nuk i kontrollojnë fëmijët e tyre gjatë bërjes së detyrave, ata nuk do t’i bëjnë saktë detyrat e shtëpisë. Mirëpo, studiuesit nga Universiteti i Teksasit kanë treguar të kundërtën.

Qëndrimi i prindërve me fëmijët gjatë kohës që ata bëjnë detyrat në shkollën fillore është i padobishëm, ndërsa në 9-vjeçare dhe gjimnaz është totalisht i gabuar. Bright Side na tregon arsyet se pse një fëmijë (dhe jo prindërit) e tyre duhet të jenë të përgjegjshëm për detyrat e shtëpisë.

Fëmijët e humbasin motivimin për të studiuar 

Sipas rezultatit të studimit, sa më shumë prindërit të përfshiheshin në detyrat e fëmijëve, aq më pak dëshirë kanë fëmijët për të mësuar. Fëmijët që kanë prindërit afër gjatë gjithë kohës, duke ju treguar se çfarë të bëjnë në detyrat e tyre, e kanë motivimin më të ulët. Prindërit sigurisht që duhet t’i nxisin fëmijët për të bërë detyrat e shtëpisë, por qëndrimi pranë i demotivon ata.

Ata nuk mësohen që të jenë të përgjegjshëm 

Teksa e ndihmoni për të bërë detyrat, e kontrolloni për notat e këqija, ju po merrni përgjegjësitë e studimit të fëmijës suaj, çfarë do të thotë se fëmija juaj është i lirë nga çdo përgjegjësi, pasi ato i keni marrë ju. Mësojeni fëmijën edhe me ndëshkime që ta kuptojë se jo çdo gjë merret lehtë në jetë. Nëse ai nuk i bën detyrat, nuk do të luajë në kompjuter (një shembull). Pra ideja është që ata të kuptojnë se veprimi i tyre mund të sjellë pasoja.

Marrëdhënia mes fëmijës dhe prindit nuk është idealja 

“Detyrat kanë mbaruar. Mami e ka humbur zërin, ndërsa fëmija është i lodhur nga ulërimat. Fqinjët e kanë mësuar vjershën përmendësh. Madje edhe qeni ka kuptuar çdo gjë”, kjo është përmbledhja e detyrave të fëmijës në shtëpi.

Psikologët sugjerojnë që në vend të detyrave, ju të kaloni kohë me fëmijët tuaj për të folur rreth dëshirave, problemeve që ata mund të kenë në shkollë. Kjo gjë do e forcojë më shumë marrëdhënien tuaj dhe fëmija do të ketë më shumë besim tek ju.

Të këshilluara

Qeveria shpall ditë pushimi zyrtar 25 majin

Data 25 maj është caktuar me vendim qeverie ditë pushimi zyrtar, për të gjitha institucionet publike të qarkut të Tiranës. “Sot qeveria mori vendimin që datë...

13:02

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI