Flash

Arrestohet 57-vjeçari në Himarë, transportonte 5 emigrantë të paligjshëm

Lapsi.al 18 May 2022
Arrestohet 57-vjeçari në Himarë, transportonte 5 emigrantë

Një 57-vjeçar është vënë pranga ditën e sotme në Himarë. Ky shtetas është arrestuar në flagrancë pasi transportonte 5 emigrantë të paligjshëm. Mësohet se 57-vjeçari G. A. është kapur në vendin e quajtur "Kthesa e Livadhit", Himarë, duke transportuar 5 emigrantë që dyshohen se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor "Livadhi". Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. A. alias G. A., 57 vjeç, banues në Tiranë dhe rezident në Angli, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" dhe "Falsifikimi i dokumentave".” – njofton policia.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar dokumente identifikimi, të dyshuara të falsifikuara. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Qeveria shpall ditë pushimi zyrtar 25 majin

Data 25 maj është caktuar me vendim qeverie ditë pushimi zyrtar, për të gjitha institucionet publike të qarkut të Tiranës. “Sot qeveria mori vendimin që datë...

13:02

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI