Flash

Ahmetaj: Procesi i rindërtimit do të përfundojë në pjesën më të madhe brenda muajit shtator

Lapsi.al 18 May 2022
Ahmetaj: Procesi i rindërtimit do të përfundojë në

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, zv. kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar para medieve se procesi i rindërtimit pritet të përfundojë gati në të gjithë vendin brenda muajit shtator. Ahmetaj shtoi se pas kësaj periudhe punimet do të vijojnë vetëm te “5 Maji” dhe në zonën e Kombinatit, zona këto ku ka pasur më shumë vonesa për shkak të problemeve me shpronësimet dhe vendimeve të gjykatave.

"Do fokusohem te vendimet për rindërtimin. Janë një sërë vendimesh për rindërtim të pallateve apo ndërtimeve individuale. Konfirmojnë edhe përfundimin me faza të objekteve arsimore. Një seri objektesh arsimore janë duke u dorëzuar të përfunduara, ndërkohë statistikë e rëndësishme është se po ndërtojmë 167 shkolla. Vetëm në Tiranë po ndërtohen 37 shkolla, më shumë se në 30 vitet e fundit. Shuma në programin e rindërtimit në të gjitha vitet në ato që kanë kaluar dhe në një vit e gjysmë në vazhdim mund të shkojë në 1.2 mld dollarë. Në të njëjtën kohë ndaj me qytetarët një informacion për pjesëmarrjen e kompanive në procesin e rindërtimit. Programi i investimeve publike më social që ka prekur direkt dhe indirekt gjysmë milioni qytetarë dhe ka pjesëmarrjen më të gjerë të kompanive në të gjitha fazat e veta. Janë vetëm te FSHZH 1377 kompani që marrin pjesë. Fondet janë ndarë me transparencë që nga planifikimi i buxhetit e deri te vendimet e qeverisë. Dua të ndaj me qytetarët që jemi në shumicën e bashkive të dëmtuara nga tërmeti në fund të procesit të rindërtimit. Dy zonat që do vazhdojnë përtej vjeshtës janë 5 Maji dhe Kombinati për shkak të problemeve të pronësisë apo vendimeve gjyqësore", tha Ahmetaj.

Të këshilluara

Qeveria shpall ditë pushimi zyrtar 25 majin

Data 25 maj është caktuar me vendim qeverie ditë pushimi zyrtar, për të gjitha institucionet publike të qarkut të Tiranës. “Sot qeveria mori vendimin që datë...

13:02

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI