Flash

Mazhoranca bie dakord/ Në tre raundet e para kandidati për president propozohet vetëm nga opozita

Lapsi.al 18 May 2022
Mazhoranca bie dakord/ Në tre raundet e para kandidati për president

Pas disa orësh diskutimesh para kamerave, një ditë pas një takimi kokë më kokë në kryesinë e Kuvendit, 4 grupet parlamentare kanë arritur marrëveshjen se si do të zhvillohen raundet e ardhshme për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Mazhoranca ka rënë dakord me draftin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, për kushtet dhe kriteret për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.

Kjo do të thotë se në tre raundet e para, ekskluzivitetin për të propozuar kandidatë do ta ketë vetëm opozita dhe më pas në të katërtin e të pestin mazhoranca mund të shohë nëse do që të bëjë propozime.

Pjesë e diskutimit:

Balla: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju, ne nuk po propozojmë deri në raundin e tretë. Bëni si ta doni ju. Mos harroni nëse doni të konsultoni ndonjë emër me ne na njoftoni kur. Nëse doni të ecni në mënyrë ekskluzive, atëherë ramë dakord, pranohet dokumenti juaj deri në raundin e tretë. Në raundin e katërt e ka thënë Kushtetuta si zgjidhet, ratë dakord? Një po, një kundra, miratohet.

 

 

Alibeaj: Po, pranojmë, por ki parasysh. Çdo shkelje siç e ke lexuar, e këtyre rregullave është shkelje e marrëveshjes.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Ulen lehtë temperaturat

Shqipëria do të jetë në ndikimin e presionit të lartë atmosferik i vendosur mbi gadishullin e Ballkanit, duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë paradi...

07:43

ide

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

Turizmi elitar si kullat e Ramës në Tiranë

Klisheja `turizem elitar` është njësoj si modeli neoliberal i privatizmit të aseteve publike në vitet 1990, i cili u kthye në një parrullë që po ta kundërshtoje të cilësonin si komunist, anti-kapitalist dhe anti-zhvillim

08:56 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI