Flash

Carlo Bollino zbulon ku është kapur keq Enkeleid Alibeaj

Lapsi.al 18 May 2022
Carlo Bollino zbulon ku është kapur keq Enkeleid Alibeaj

Zelli për të nxjerrë keq jo vetëm opozitarët e vërtetë kundër Ramës, por edhe ata që nuk pranojnë ti nënshtrohen krejtësisht atij është bërë sporti i preferuar i komentatorëve të rilindjes. Pjesë e këtij sporti është shndruar edhe pyetja: pse PD nuk ka kandidat për president. Në këtë lëmi një kontribut të çmuar ka dhënë edhe Carlo Bollino: në një shkrim të titulluar "Përse PD e Alibeajt refuzon të propozojë një kandidat për President", gazetari italo shqiptar ka bërë një zbulim. Sipas tre opsioneve që ai ka radhitur për t'iu përgjigjur kësaj pyetje Bollino jep edhe një pas si të çuditshëm. Ndoshta Alibeaj ka frike së mos Rama i miraton propozimin dhe zgjedh presidentin që do ai...thotë ai. "Hipotezat, sipas mendimit tim, janë tre: Ose radhët e opozitës janë tashmë aq bosh brenda saj sa nuk arrijnë të gjejnë as dhe një figurë të vetme që i korrespondon 5 kërkesave që vetë Alibeaj ka vënë si kusht për Presidenti e ardhshëm. Si një fëmijë që kërkon një maçok jeshil pasi e di mirë që një maçok jeshil nuk ekziston. Ose Alibeaj nuk kontrollon tashmë as 20 deputetë të grupit të tij parlamentar, numër minimal për të propozuar një kandidaturë. Ose, në fund hipoteza e tretë, Alibeaj ka frikë se propozimi i tij mund të pranohet" analizon gazetari.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Ulen lehtë temperaturat

Shqipëria do të jetë në ndikimin e presionit të lartë atmosferik i vendosur mbi gadishullin e Ballkanit, duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë paradi...

07:43

ide

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

Turizmi elitar si kullat e Ramës në Tiranë

Klisheja `turizem elitar` është njësoj si modeli neoliberal i privatizmit të aseteve publike në vitet 1990, i cili u kthye në një parrullë që po ta kundërshtoje të cilësonin si komunist, anti-kapitalist dhe anti-zhvillim

08:56 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI