Flash

Del VIDEO/ Si u ekzekutuan Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri në Elbasan

Lapsi.al 18 May 2022
Del VIDEO/ Si u ekzekutuan Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri në

Pamjet që po shikoni tregojnë momentin e ekzekutimit të Ardian Çollakut e të Lulzim Bitrit, ngjarje e ndodhur në Elbasan, mbrëmjen e 4 tetorit të vitit 2021. Emisioni 'Në Shënjestër’ në News 24 publikoi pamjet e momentit të vrasjes që ndodhi në sy të dhjetëra qytetarëve, pranë një karburanti në aksin Elbasan-Metalurgjik. Çollaku një emër i njohur, i dënuar më herët për trafik të lëndëve narkotike, ku ndaj tij dhe mikut të tij siç do e shikoni edhe më pas u derdhën 23 plumba.

Viktimat me rreth të kuq në pamje të parë po qëndrojnë qetësisht pranë një makine, jashtë servisit. Në anë të karburantit është i ndaluar edhe një autobus pasagjerësh me drejtim Greqinë që në atë moment po furnizohej me karburant pranë autoservisit ku vetëm pas pak sekondash ndodh krimi. Vetëm, 34 sekonda nga fillimi i këtyre pamjeve, siç shikohet edhe nga planet, drejt autoservisit vjen me shpejtësi një automjet tip “Benz” që futet në brendësi të autoservisit Ndërkohë që viktimat e këtij atentati vazhdojnë të bisedojnë të qetë në këmbë jashtë autoservisit.

Vetëm 50 sekonda më pas, siç shikohet edhe nga pamjet, makina tip “Benz” e autorëve del nga servisi dhe ndalon përballë vendit ku Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri po qëndronin në këmbë. Në momentin e parë nga dera e parme e automjetit, siç vihet re del një person i veshur me bluzë të zezë dhe me kapele po të zezë në kokë që qëllon i pari ndaj dy shënjestrave të atentatit. Paralelisht me të, një person i dytë del nga dera e pasme e makinës dhe qëllon mbi viktimën e dytë. Ndërkohë, autori i dytë për t’u siguruar që e kishin kryer si duhet punën, shkon dhe godet sërish mbi viktimën e tij. Më pas makina e autorëve lë vendngjarjen. Edhe pse kanë kaluar tetë muaj nga krimi i rëndë, ende nuk ka asnjë person të arrestuar për ngjarjen.

VIDEON mund ta shihni KETU!

Të këshilluara

Si ndryshon moti prej pasdites së sotme

Kjo javë është karakterizuar nga temperatura të larta, karakeristike për periudhën, të cilat vijuan deri paraditen e sotme, por situata pritet të marrë rrjedhë ...

19:44

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI