Flash

Berisha: Rama i ka dhënë baxhanakut të tij 50 tendera

Lapsi.al 18 May 2022
Berisha: Rama i ka dhënë baxhanakut të tij 50 tendera

Sali Berisha e ka ndalur turin e tij të takimeve në Berat.  Gjatë fjalës së mbajtur para mbështetësve, ai sulmoi Ramën për shkelje të kushtetutës, pasi baxhanaku i tij tha Berisha, ka fituar mbi 50 tendera nga qeveria e tij.

Sipas Berishës, kushtetuta thotë në nënin 70 se ministri dhe familjarët e tij nuk mund të përfitojnë asnjë qindarkë nga pasuria publike e pushteti vendor apo lokal.

"Rama në çdo debat thotë se unë jam 2 metra i gjatë dhe ku mund të vjedh një i gjatë? Vjedh me firma ti mor zotëri dhe nuk vjedh në xhepa. Por vjedh me qindra e qindra milionë. Hajt na thuaj Rama se si e firmose ti me procedurë negociate të mbyllur tenderin e djegësave 430 milionë euro? A e di se ajo procedurë është e ndaluar me ligj, pasi është vjedhje.

Na thuaj zoti Rama si firmose ti të shpallësh burrin e ministres si investitor strategjik dhe ti japësh qindra mijëra metra në bregdet, kur kushtetuta thotë në nënin 70 se ministri dhe familjarët e tij nuk mund të përfitojnë asnjë qindarkë nga pasuria publike e pushteti vendor apo lokal. Po pse i bën ti këto, ti 2 metra i gjatë, ti vjedh me firmë nuk fut duar në xhepa. Po merr me konteinera e me çdo gjë.

Si ka mundësi që baxhanaku yt që është biznesmen që fiton 50 tendera derë para dy vitesh nga qeveria jote. Nga çdo definicion ai përjashtohet sepse nuk janë tenderat për familjarët e qeveritarëve. Si thua ti 2 metra i gjatë, në raportin e fundit, mbi 1 miliardë euro në tërësi për ndërtimet e tërmetit në tërësi të gjitha për qeveritarët dhe familjarët e tyre", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI