Flash

Vuçiç: Jemi në presion të madh nga Perëndimi për çështjen e Kosovës

Lapsi.al 18 May 2022
Vuçiç: Jemi në presion të madh nga Perëndimi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me patriarkun e Serbisë, Porfirije.

Gjatë takimit të mbajtur në pallatin Presidencial, Vuçiç tha se Beogradi ndodhet në një situatë të vështirë.

Sipas presidentit serb, krahasimi që Putin bëri mes Ukrainës dhe Kosovës, ka bërë që i gjithë Perëndimi të angazhohet për t’ia hequr nga duart presidentit rus këtë argument.

“Kam folur me shumë burra shteti dhe të gjithë më thonë se jemi në një situatë më të vështirë se sa para Luftës së Dytë Botërore. Ne po bëjmë çdo gjë për t’u përgatitur për një skenar të tillë. Kemi mjaftueshëm elektricitet dhe gaz”, tha Vuçiç.

Presidenti serb shtoi se fuqitë perëndimore po punojnë për të zgjidhur çështjen e Kosovës sa më shpejt, raporton B92.

Përballë këtij presioni në rritje tha Vuçiç do të jetë e vështirë për të mbrojtur interesat e Serbisë.

“Ne jemi i vetmi vend në Evropë që nuk kemi vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe kjo është arsyeja pse ndodhemi në presion të madh. Nuk e kam parë kurrë në jetë këtë gjë. Po përballemi me histeri dhe askush nuk na dëgjon”, shtoi Vuçiç.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka krahasuar situatën në Ukrainë me atë që ka ndodhur në Kosovë, duke e përdorur si argument për shpalljen e pavarësisë së dy republikave pro ruse në veri të Ukrainës.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI