Flash

'Makth' i dyqaneve në Tiranë/ Kapet banda e minorenëve që vidhte bizneset

Lapsi.al 7 May 2022
'Makth' i dyqaneve në Tiranë/ Kapet banda e minorenëve

Banda e hajdutëve minorenë që bënin namin në kryeqytet, duke vjedhur biznese të ndryshme, është shkatërruar këtë të shtunë. Policia njofton se u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. M., 14 vjeç, E. B., 14 vjeç dhe D. M., 15 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja". Pas hetimeve të kryera dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se ata janë autorë të 8 ngjarjeve:

  • *Më datë 06.01.2022, në rrugën "Todi Shkurti", dyshohet se kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar parash në biznesin e shtetasit Q. I.;
  • *Më datë 05.02.2022, në Rrugën e Elbasanit, dyshohet se kanë vjedhur disa produkte në biznesin e shtetases E. K.;
  • *Më datë 08.02.2022, në rrugën "Jorgjia Truja", dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune në pronësi të shtetasit E. Gj.;
  • *Më datë 18.02.2022, në rrugën "Luigj Gurakuqi", dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin në pronësi të shtetasit H. L.;
  • *Më datë 28.04.2022, në bulevardin "Bajram Curri", dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin në pronësi të shtetasit B. D.;
  • *Po më datë 28.04.2022, në rrugën "Ali Demi", dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në farmacinë e shtetasit Xh. H.;
  • *Më datë 04.05.2022, në rrugën "Asim Zeneli", dyshohet se kanë vjedhur disa dokumente dhe një shumë parash, në një farmaci;
  • *Më datë 06.05.2022, në rrugën "Arben Broci", dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në biznesin e shtetasit E. Gj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI