Flash

“Mesazhi i koduar i Ramës”/ Këlliçi: Sulmoi SPAK që të mos hetojë aferat e qeverisë

Lapsi.al 7 May 2022
“Mesazhi i koduar i Ramës”/ Këlliçi: Sulmoi SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi ka reaguar nga selia blu pas kritikave të kryeministri Edi Rama ndaj SPAK. Këlliçi ka thënë se ky ishte një mesazh i koduar që të ndërpriten të gjitha hetimet ndaj tij dhe njerëzit e tij të afërt. Në një dalje për mediat deputeti u shpreh se Ramën e ka kapur paniku. Demokrati deklaroi se kryeministri nuk ka hallin e drejtësisë, por hallin e karriges së tij, të cilin po e mban me presion.

Ndërkohë kujtojmë që këtë të shtunë kreu i qeverisë i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha, presidentin Ilir Meta dhe zyrtarët e lartë.

"Sulmi i përsëritur i Ramës kundër SPAK ka të bëjë me Edi Ramën dhe të korruptuarit që e rrethojnë atë. Kjo edhe në bazë të një sërë informacionesh të besueshme në lidhje me disa hetimeve ndërkombëtare rreth personit të tij. Sulmi i tij është mesazh i koduar ndaj SPAK që të tërhiqet nga çështjet që prekin Ramën dhe njerëzit e tij. Kjo në botën perëndimore konsiderohet vepër penale dhe dënohet rëndë. Sulmi i tij i sotme është treguesi se Ramës i ka ardhur fundi. Ai kryeministër që kyç gojën përmendin si favorizues një ministër të brendshme të tij dhe sulmon SPAK kur pritet që të ketë arrestime të tjera brenda kabinetit të tij. I vetmi turp i SPAK do të ishte nëse i nënshtrohet dhunës së kryeministrit.  Turp do të ishte që Rama dhe qeveria e tij të mos ndëshkoheshin.”, tha Këlliçi.

Të këshilluara

Vrasje në Tiranë

Një person ka humbur jetën në Tiranë, pasi është goditur me thikë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz” në kry...

12:18

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI