Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

U dogj nga flakët për të shpëtuar kolegët, djali i Arjan Salës merr statusin e veçantë

Lapsi.al 4 May 2022
U dogj nga flakët për të shpëtuar kolegët, djali i

Aroni, djali 5-vjeçar i Arjan Salës, i cili humbi jetën mes flakëve duke shpëtuar njerëzit në një qendër tregtare rreth një vit më parë nga flakët është marrë nën përkujdesjen e shtetit. I mituri është zgjedhur në mesin e 11 të tjerëve, prindërit e të cilëve ranë në krye të detyrë. Këta fëmijë morën sot statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, që nënkupton se këta fëmijë do të jenë në përkujdes pasi janë fëmijët e heronjve që dhanë jetën për mbrojtjen e jetës së tjetrit.

deja për ta ndërmarrë këtë nismë më ka lindur kur kam vizituar familjen e Arjan Salës, për faktin se dha jetën për të shpëtua kushedi sesa të tjera, duke qëndruar mes fjalëve  për të nxjerr kolegë. Sapo kam dal prej aty, kam kontaktuar menjëherë Ogertën dhe të tjerët kemi filluar punë, për ta ngritur në mënyrë domethënëse mbështetjen e fëmijëve. E quajta amanet të heshtur, pasi ishte nja amanet që u tha pa fjalë nga ata që nuk janë më, një amanet të pathënë nga Arjan Sala në shtëpinë e tij kur ai mungonte. Ishte i pranishëm nusja e re dhe i ati. Sot i japim Aronit, djalit 5-vjeçar të Arjanit, për 20 vitet e ardhshme.”, tha Rama.

Kujtojmë se trupi i pajetë i Arjan Salës u nxor nga magazina e “Casa Italias”, 3 ditë më vonë pasi u përfshi nga flakët më 24 mars 2021. Në momentin e rënies së zjarrit në magazinë kanë qenë më shumë se 20 punonjës të cilët kanë arritur të shpëtojnë përveç kolegut të tyre që i ndihmoi, Arjan Salës.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI