Flash

Patozi: PD në lëngatën më të thellë, shumë larg pushtetit!

Lapsi.al 4 May 2022
Patozi: PD në lëngatën më të thellë, shumë

Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi deklaroi se pjesa më e madhe e PD-së nuk i takon Rithemelimit, pasi i mungojnë 35 deputetë. Patozi tha se Partia Demokratike është në një lëngatë dhe e ndarë në copa.

“Rithemelimit të PD, i mungojnë 35 deputetë. Është pjesa më e madhe e PD dhe më e organizuar. Në rast se PD funksionon për të mundur veten e saj, copëza, Lulzim Bashën, po të doni më futni mua si demokrat i vjetër, por kjo s’ka vlerë. Ëndrra e demokratëve nuk është që të shohin Berishën të lumturuar dhe disa dishepuj të tij, por veten duan ta shohin në pushtet. Duan ta mundin qeverinë dhe kjo duket shumë larg. Kuvendi e bëri më të qartë se PD është në një lloj lëngate.

Ajo në një farë mënyre, të themi, Rithemelimi është mbledhje rreth udhëheqësit. Ajo është një PD më e vogël e paqartë, më pa ide, dhe më sterile (Rithemelimi) e lodhur dhe më e vjetër se sa ishte PD në 2013 kur ne humbën. Të gjithë menduam se ishte Dita e Qametit (Kiametit) dhe s’do kishe ditë më të keqe. PD për fat të keq sot nuk thotë gjë për shoqërinë, kjo është drama.

Tani nuk është çështja se ishte Patozi apo tjetri në Kuvendi, pasi nuk është çështje emrash. Aty mungon ideja, dhe morali politik. Nuk ka asgjë të re. Jemi kthyer te oferta e vjetër, te Sali Berisha. Gjitha Kuvendi, ishte se; këtu janë mbledhur njerëzit që besojnë dhe e kanë lënë vendin e tyre te humori apo aftësia e Berishës. Unë besoj se kjo nuk është ofertë për shoqërinë, por për militancën e PD që e ka mbledhur në një farë mënyre, por është e pamjaftueshme”, tha Patozi në emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24 '.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI