Flash

70 minorenë shqiptarë aplikuan për azil në 2021, rekord në rajon

Lapsi.al 4 May 2022
70 minorenë shqiptarë aplikuan për azil në 2021, rekord

Ndonëse tendenca është në rënie, prindërit shqiptarë nuk ngurrojnë që t’i nisin fëmijët e tyre të pashoqëruar në një nga vendet e Bashkimit Europian, për të kërkuar azil. Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se në vitin 2021 u shënuan 70 aplikime për azil nga fëmijët e pashoqëruar shqiptarë. Ky numër është pothuajse i njëjtë me vitin 2020 (75) dhe mëse dy herë më i ulët se në 2019-n, kur u regjistruan 160 aplikime. Megjithatë, në raport me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria vijon të mbajë rekord. Në 2021, Maqedonia e Veriut kishte 5 aplikime, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnjë Hercegovina nuk kishin asnjë dhe Kosova regjistroi 20 aplikime nga fëmijët e pashoqëruar.

Belgjika ishte shteti më i preferuar për aplikimet e minorenëve shqiptarë, me 25 të tilla, të ndjekura nga Suedia, Greqia dhe Gjermani ame nga 10 secila. Deri në vitin 2019 kryesonin Gjermania dhe Franca.

Aplikimet në BE

Sipas Eurostat, në vitin 2021, kishte 23 255 aplikantë për azil që u konsideruan të mitur të pashoqëruar, me 72% rritje krahasuar me vitin 2020 (13 550). Në një masë të madhe, kjo rritje u shkaktua nga rritja e numrit të të miturve të pashoqëruar nga Afganistani (12 270 në 2021 krahasuar me 5 495 në 2020).  Mes 23 255 të miturve të pashoqëruar që kërkuan azil në vitin 2021, shumica (93%) ishin meshkuj. 68% ishin të moshës 16 deri në 17 vjeç, ndërsa ata nga 14 deri në 15 vjeç përbënin 23% dhe ata të moshës nën 14 vjeç 9%.

Austria përbënte 24% të të gjithë aplikantëve për azil që konsiderohen të mitur të pashoqëruar në BE. Ajo u pasua nga Gjermania, Bullgaria (të dyja 14%), Greqia (10%), Belgjika dhe Rumania (të dyja nga 8%). Në vitin 2021, bazuar në të dhënat e disponueshme, 5 070 të mitur të pashoqëruar që aplikonin për azil morën statusin e mbrojtjes në BE. Nga këto për 48% iu dha mbrojtje plotësuese, 34% iu dha statusi i refugjatit dhe 18% morën mbrojtje humanitare.

Grupi më i madh i aplikantëve për azil që konsiderohen të mitur të pashoqëruar në BE në vitin 2021 ishin afganë (53% e numrit total të të miturve të pashoqëruar që kërkojnë azil në BE). Ata u pasuan nga sirianë (16%) dhe nga Bangladeshi (6%)./Monitor

https://www.monitor.al/70-minorene-shqiptare-aplikuan-per-azil-ne-2021-rekord-ne-rajon/

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI