Flash

Fëmijët bojkotojnë mësimin në shkollën e Rinasit, i bashkohen protestës

Lapsi.al 4 May 2022
Fëmijët bojkotojnë mësimin në shkollën e Rinasit,

Fëmijët e shkollës së Rinasit kanë bojkotuar mësimin këtë të mërkurë dhe u janë bashkuar protestës së prindërve të tyre kundër vendimit të Autoritetit Rrugor për të devijuar rrugën e Rinasit me një sens kalimi.

Për të demonstruar pasojat e devijimit të rrugës qytetarët kanë marshuar drejt shkollës së fshatit, në të cilën mungonin rreth 90% i nxënësve. Në mbështetje të komunitetit ishin edhe mësuesit, të cilët thanë se për të ardhur nga Fushë Kruja në shkollën e Rinasit, u duhet të vijnë në Vorë, Qafë Kashar, e më pas në Rinas.

“Unë vij nga Fushë Kruja, duhet të iki në Vorë, Qafë Kashar dhe pastaj të vi në Rinas.

Ne jemi pjesë e komunitetit dhe duam që fëmijët të vijnë në shkollë. Nuk e di arsyen pse e kanë bërë këtë bllokim, por duhet të 90 për qind e fëmijëve nuk ka qenë pjesë e shkollës, stafi ka qenë i plotë. I kemi rënë rreth e rreth për të ardhur këtu. Duhet të bëjmë 30 km ndërkohë që distanca është 8 km”, tha mësuesi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI