Flash

Flet babai i të riut që humbi jetën në komisariatin e Kavajës: Polici qensh...

Lapsi.al 4 May 2022
Flet babai i të riut që humbi jetën në komisariatin e

31-vjeçari Ilvi Meta u gjet pa shenja jete në ambientet e komisariatit të policisë së Kavajës. Dyshimet e para janë se ai ka varur veten, pasi ishte ndaluar këtë të mërkurë pasi gjykata kishte vendosur një masë “arrest me burg” për vjedhje. Megjithatë familjarët akuzojnë policinë se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tyre.

Agim Meta, babai të riut thotë se policia ia mori djalin duke e akuzuar për vjedhjen e një dere alumini. Ai tregon edhe si e ka marrë vesh lajmin e trishtë, pasi ishte duke pirë kafe në lokal dhe i kanë thënë shko në shtëpi se diçka ka ndodhur.

“Polici qensh. Polici qensh janë. E morën paradite. Bënë kontroll në shtëpi dhe thanë do ta sjellim. S’ka gjë, s’ka gjë edhe ikën. E akuzuan për vjedhjen e një dere alumini. Nuk e di, unë isha në një lokal duke pirë kafe me një shok, vetëm kur më thanë “Agim ik tek shtëpia se ka ndodh diçka”.

Kur shkova në shtëpi gjeta gruan, vajzën duke qarë. Nuk më kanë thënë asgjë. Qoftë policia, kryeministri Edi Rama që mos e bëfshin pikën e hajrit. Nuk e di s’më ka ardhur asnjë informacion. S’më kanë thënë asgjë, do ta zbardh këtë gjë”, - tha babai për TCH.

Policia tha se Drejtori i Përgjithshëm i Gledis Nano ka dërguar menjëherë në Komisariatin e Kavajës, një grup inspektimi, të përbërë nga specialistë të Departamentit të Sigurisë Publike dhe të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, për të verifikuar nëse janë zbatuar ose jo procedurat standarde për sigurinë e personave të shoqëruar, të arrestuar dhe të ndaluar.

Veprimet hetimore po kryhen nga një grup i posaçëm hetimor i Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe se Policia e Shtetit nuk është pjesë e këtij hetimi. ©LAPSi.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI