Flash

Dyshohet se vari veten me çarçafë, ky është i riu që humbi jetën në komisariatin e Kavajës

Lapsi.al 4 May 2022
Dyshohet se vari veten me çarçafë, ky është i riu

Personi në foto është 28-vjeçari Ilvi Meta i cili sot vari veten brenda komisariatit të Policisë Kavajë. Mësohet se i riu ishte ndaluar nga blutë e Kavajës si i dyshuar për vjedhje ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet. Dyshohet se 28-vjeçari ka varur veten me çarçaf brenda qelisë.

Burime bëjnë me dije se ka qenë një efektiv i policisë së këtij komisariati, që ka konstatuar pamjet e rënda të veprimit ekstrem të të riut. Qelia ndodhet në katin përdhes të godinës dy katëshe. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe drejtues të Policisë së Shtetit si dhe një grup ekspertësh.

Burime bëjnë me dije se 28-vieçari është shoqëruar edhe herë të tjera në komisariat. Drejtoria e Standarteve Profesionale pritet të marrë edhe masa konkrete me dyshimet për shpërdorim detyre të punonjësve të policisë që kanë qenë në shërbim dhe në kontroll të vazhdueshëm të dhomave të paraburgimit.

Nuk përjashtohet mundësia e shkarkimit nga detyra dhe prerjes së flet-arrestit për shpërdorim detyre për ndonjërin nga punonjësit e turnit

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI