Flash

Lirohet brenda ditës nga qelia këngëtarja Fjolla Morina

Lapsi.al 4 May 2022
Lirohet brenda ditës nga qelia këngëtarja Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina është liruar sërish nga qelia. Ajo është lënë e lirë nga Prokuroria e Prishtinës pas disa orëve që qëndroi në ambientet e komisariatit të kryeqytetit të Kosovës. Arrestimi i Fjollës ndodhi në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lajmin e konfirmoi për mediat lokale zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Sipas tij Fjolla është liruar pas kryerjes së procedurave.

“Personi i përmendur është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marr parasysh vendimet e organeve të drejtësisë, me urdhër të prokurorit e njëjta është lënë e lirë. Për detaje tjera luteni që të ju adresoheni organeve të drejtësisë”, - citohet të këtë thënë zëdhënësi i policisë.

Ndalimi i këngëtares Fjolla Morina është bërë për shkak se ajo është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri. Fjolla u arrestua në shtator të vitit të 2020, në pikën e kalimit kufitar Morinë pasi këngëtares iu gjet një pistoletë në makinë.

Ajo kërkohet nga Shqipëria prej 21 prillit 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”. Në shtator të 2021 gjykata e Prishtinës e rrëzoi kërkesën e Shqipërisë për ekstradim duke e lënë të lirë këngëtaren. Ajo është justifikuar se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj. Asokohe, bashkë me të u arrestua edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin këngëtarja ishte e martuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI