Flash

Analisti amerikan Bugajski: Dialogu Kosovë-Serbi është një farsë, duhet të ndërpritet

Lapsi.al 29 April 2022
Analisti amerikan Bugajski: Dialogu Kosovë-Serbi është një

Analisti Janush Bugajski njohës i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, thotë se vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi në përpjekje për të arritur marrëveshje është vetëm një tendencë e Serbisë për të penguar Kosovën në anëtarësim në institucione ndërkombëtare. Bugajski ka thënë se ky dialog duhet të ndërpritet sepse është një farsë. Amerikani Bugajski ka thënë se sulmet ndaj policëve të Kosovës në veri, janë të nxitura nga Beogradi për të destablizuar Kosovën. Sulmet e Policisë së Kosovës në Veriun e vendit, i ka komentuar njohësi amerikan i rrethanave ndërkombëtare, Janush Bugajski, i cili ka thënë se sulmet ndaj policisë së Kosovës janë nxitje të qëllimshme të Serbisë për të provokuar stabilitetin e Kosovës.

“Janë tre objektiva kryesore të sulmeve – të përpiqen ta mbajnë Kosovën të paqëndrueshme, t’i demonstrojnë BE-së se kufijtë e Kosovës mbeten të diskutueshëm dhe të testojnë reagimin e qeverisë në Prishtinë. Në një moment, qeveria e Vuçiqit mund të përpiqet të përshkallëzojë sulmet për të testuar më tej reagimin e BE-së dhe NATO-s. Një reagim i dobët ose ai që kërkon disa kompromise të reja diplomatike do të shihet si një fitore për Beogradin”, tha ai, transmeton televizioni publik.

Qëndrimet diametralisht të kundërta të palëve në dialogun Kosovë-Serbi, Bugajski thotë se janë dëshmi që ky dialog veçse është i dështuar e që po kthehet në farsë. Sipas tij, dialogut duhet të ndërpritet, pasi po përdoret vetëm si arsye për ta bërë Kosovën të ngathtë që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

“Duhet të jetë e qartë për të gjithë negociatorët se nuk ka kompromis mes pavarësisë dhe mos pavarësisë së Kosovës. Pasi Serbia nuk do ta pranojë statusin përfundimtar të Kosovës si shtet i pavarur, dialogu duhet të ndërpritet. Ai thjesht përdoret si një re tymi nga Beogradi për të ngrirë përparimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe për të gjeneruar konflikte”, tha ai. “Për me tepër, Beogradi duhet të sanksionohet për mbështetjen e regjimit gjenocidal në Rusi dhe për kundërshtimin e politikave të BE-së.?”.

Takimi i fundit në Bruksel për arritjen e një marrëveshjeje të re për targat pati dështuar, pasi pala serbe kishte refuzuar marrëveshje të re. Bugajski thotë se Serbia nëpërmjet dialogut po përpiqet ta ndalojë Kosovën në anëtarësim në institucione ndërkombëtare. Sipas tij sulmi ndaj policëve në veri të Kosovës, është përpjekje për destabilizim të saj nga Beogradi.

Të këshilluara

Zbulohet "shtëpi bari" në Tropojë

Policia ka zbuluar një "shtëpi bari" në Tropojë në një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një banesë në të cilën kishte li...

10:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI